E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA: Ushtroni të drejtat me qetësi dhe respekt

Ambasada e Shteteve të Bashkuara deklaroi dje paradite se mbështet plotësisht të drejtën për lirinë e shprehjes dhe tubimit për të gjithë njerëzit. Në një njoftim për shtyp të shpërndarë përmes postës elektronike thuhej se "një shprehje e tillë duhet të jetë paqësore dhe të mos cenojë të drejtat e të tjerëve". U bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve, vijonte deklarata, si ata që marrin pjesë në protesta edhe ata që kanë përgjegjësi të ruajnë rendin, të ushtrojnë të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre me qetësi dhe respekt. Apeli i diplomacisë amerikane është bërë publik shumë orë përpara se të fillonte mbledhja e simpatizantëve të opozitës në sheshin "Skënderbej" dhe më tutje vendosja e tyre në sheshin përpara godinës së Këshillit të Ministrave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›