Burgosja e Taçit, pa telashe për ARMO-n
Qëndrimi në burg për 15 ditë i Rezart Taçit ka sjellë pak probleme për veprimtarinë e kompanisë ARMO, që ai privatizoi, ndërsa lirimi i tij ka çliruar nga ankthi punonjësit. Tashmë telashet duket se kanë sosur për Taçin, pasi Prokuroria e Fierit konfirmon se nuk ka asnjë hetim të hapur për të apo kompaninë, edhe pas thyerjes së urdhrit të bllokimit nga Drejtoria e Tatimeve.
Puna në kompani
Gjatë ditëve kur Rezart Taçi ishte në burg, puna në Uzinën e Përpunimit të Naftës (UPN) në Fier dhe në Kombinatin e Përpunimit të Thellë të Naftës në Ballsh (KPTHN) ka ecur normalisht. Drejtues teknikë të këtyre dy ndërmarrjeve shprehen për "Shqip": "Ne thyem vendimin e tatimorëve për të mos e ndërprerë punën dhe as që bëhej fjalë për një rast të tillë, pasi ishim të bindur që ai do të dilte. Shpresuam që të dilte para se të shkonte çështja në Apel".
Gjithashtu drejtuesit teknikë të kompanisë tregojnë se ka qenë administrata ajo që e ka vuajtur më shumë arrestimin e presidentit të firmës. Punonjës të dy uzinave të naftës, duke u lutur për ruajtjen e anonimatit, kanë thënë: "Nuk mund të përkrahim veprimin që kreu presidenti ynë. Ai veprim na bën që të jemi pesimistë për të ardhmen e punës sonë".
Po ashtu, punonjësit kanë thënë se gjatë qëndrimit të Rezart Taçit në burg kanë pasur frikë se mos nuk merrnin pagat. "Rroga në fakt është vonuar me pak ditë, ndoshta tre, por sërish është normale", thonë punonjësit. Lirimi e Taçit ka kthyer te vartësit e tij sigurinë për pagën dhe punën.
Zëdhënësi i ARMO-s, Milton Nushi, thotë se arrestimi i presidentit nuk ka sjellë asnjë problem në mbarëvajtjen e punës, përveç efekteve psikologjike që mund të ketë pasur kjo te punonjësit. "Natyrisht edhe ankthi që mund të kenë pasur punonjësit është shuar pas daljes nga burgu i presidentit", thotë zëdhënësi. Ai sqaron më tej se "ndonjë pengesë që ka dalë gjatë këtyre ditëve ka qenë burokratike".
Asnjë hetim në Fier
Thyerja e urdhrit të Drejtorisë së Tatimeve për bllokimin e aktivitetit të ARMO-s nuk ka sjellë asnjë pasojë ligjore për kompaninë dhe pronarin e saj, Rezart Taçi.
Titullari i Prokurorisë së Rrethit të Fierit, Altin Binaj, sqaron se në ndjekje penale janë marrë vetëm disa persona, që kundërshtuan urdhrin. "Vetëm punonjësit e sigurisë së uzinave janë në ndjekje penale. Kompania ARMO nuk është objekt i asnjë ndjekjeje penale. Ne jemi në hetim e sipër të çështjes që bën fjalë për rojet e sigurisë, të cilët u përplasën me tatimorët ditën që këta të fundit donin të ekzekutonin urdhrin e bllokimit", thotë prokurori Binaj. Sipas tij, janë ngritur disa padi për punonjësit e sigurisë. Paditë i ka bërë dega rajonale e Tatim-Taksave në Fier. Duke u shprehur i bindur se asnjëherë gjatë vitit të fundit Prokuroria e Fierit nuk ka pasur në shqyrtim hetimi dosje në ngarkim të kompanisë ARMO apo "Taçi Oil", prokurori Altin Binaj u shpreh se "hetimet për dyshime evazioni fiskal apo për ndonjë shkak tjetër duhet të drejtohen nga Tirana". Prokurori i Fierit gjithashtu ka mohuar depozitimin e kundërpadisë që drejtuesit e kompanisë ARMO kërcënuan se do të bënin kundër degës rajonale të Tatim-Taksave.