Admir Tafili dënohet me burgim të përjetshëm

Admir Tafili pranoi vrasjen e dy vëllezërve Pjetrushi, pasi në vitin 2001, vëllai i viktimave, Prel Pjetrushi, ka qenë pjesëmarrës në operacionin për kapjen e Bahri Tafilit, ku mbeti i vdekur edhe shefi i Policisë së Shkodrës, Arben Zylyftari. Për vrasjen e Zylyftarit është dënuar po me burgim të përjetshëm vëllai i Admir Tafilit, Genc Tafili, mirëpo familja Tafili akuzon se Zylyftari është vrarë nga vetë policia ndërsa Pjetrushi ka vrarë Bahri Tafilin dhe ka dhunuar nënën e tyre.
“I vrava vëllezërit Pjetrushi. I vrava sepse nuk ia fala dot Prel Pjetrushit vrasjen e babait dhe terrorin që ushtroi ndaj familjes. Ai e tërhoqi zvarrë për flokësh nënën time…”, - deklaroi Tafili pasi u arrestua. Ai po ashtu tha se i kishte telefonuar Prel Pjetrushit, i cili ndodhet në Amerikë, dhe i kishte thënë se nëse nuk do të kthehej në Shqipëri për larje hesapesh ai do i vriste vëllezërit e tij.
Admir Tafili u arratis nga burgu në Shënkoll të Lezhës më 2 tetor të vitit 2010, ku vuante dënimin për trafikim lendësh narkotike, pasi kishte marrë leje për të parë nënën e tij të sëmurë.
Pasi ka qëndruar pesë muaj i fshehur, ai vuri në jetë planin për ekzekutimin e vëllezërve Pjetrushi, të cilët ishin vëllezër të Prel Pjetrushit, ish-shefi i krimeve në Malësinë e Madhe./Start/
2012-07-04 12:40