"Perëndimi, kundër kapjes së Karaxhiç"
Zëdhënësja e ish-kryeprokurores së Hagës ka bërë disa deklarata shokuese, të cilat përfshijnë SHBA-në dhe NATO-n në një marrëveshje të fshehtë për mbrojtjen e Radovan Karaxhiç.
"SHBA dhe Perëndimi, me të gjitha mënyrat e mundshme, kanë tentuar të ndalojnë arrestimin e Radovan Karaxhiç dhe mos-dorëzimin e tij në Gjykatën e Hagës, ndërsa Medlin Ollbrajt i ka ofruar strehim dhe jetesë si lokacione të mundshme në Indi, Serbi, Malin e Zi, Afrikën Jugore, një nga vendet e ish-Bashkimit Sovjetik dhe Greqinë", ka deklaruar zëdhënësja e ish-kryeprokurores së Hagës, Florens Artman në librin e saj "Paqe dhe Dënim", mbi të vërtetat e punës në Gjykatën Ndërkombëtare. Sipas gazetës "Glas srpske", e cila ka komentuar librin e ri të Artman, ajo konfirmon se Karaxhiçi e ka refuzuar ofertën e Ollbrajtit. Në rrëfimin e saj, zëdhënësja e Karla del Pontes shkruan se, me të për herë të parë për kushtet për dorëzim në Gjykatën e Hagës në emër të SHBA-së në vitin 1996, ka biseduar zbuluesi ushtarak amerikan, Bill Stojbner. "Stojbner i propozoi Karaxhiçit mbrojtje dhe mundësi që të fshihet në një nga bazat e NATO-s, ku do të kishte mundur ta përgatiste mbrojtjen e tij. Gjatë negociatave, amerikani e fton në Pale edhe kryetarin e gjyqit, italianin Antonio Kaseze, i cili takohet me Karaxhiçin dhe e bind se gjykata nuk është anti-serbe", shkruan Artman. Ajo më tej shton se shkak për tërheqjen e Karaxhiçit nga dorëzimi në Hagë, siç ka qenë dëshira e tij, u bë Uashingtoni, zyrtarët e të cilit më 17 qershor të vitit 1996 dërguan Riçard Hollbruk te Sllobodan Millosheviç, i cili duhej ta bindte Karaxhiçin të tërhiqej nga jeta politike dhe të mos dorëzohej në Hagë. Artman shton se Karaxhiçi nuk ka dëshiruar të tërhiqet dhe se ka mbetur në Pale dhe partia SDS rrezikon të ndalohet. "Më në fund arrihet marrëveshja. Millosheviçi dërgon me helikopter shefin e shërbimeve të tij sekrete, Jovica Stanishiç në Pale, që të marrë nënshkrim nga Karaxhiçi. Marrëveshja parashikonte që Karaxhiçi të zhdukej tërësisht nga jeta politike, ndërsa në këmbim SDS do të marrë pjesë në zgjedhje", citon Artman, duke shtuar se kur e mori tekstin përfundimtar të marrëveshjes, Hollbruk deklaroi: "Mirë, SDS shkon në zgjedhje, ndërsa për Karaxhiçin, Haga nuk ekziston më", tha Artman duke iu referuar deklaratave të Aleksa Buhës (ish-ministri i Jashtëm i Bosnjës), i cili ka marrë pjesë në negociatat në Beograd. Më tej, Artman rrëfen se Ratko Mlladiç ka braktisur Bosnje-Hercegovinën më 17 mars të vitit 1997, ndërsa Karaxhiç ka mbetur në Pale dhe ka dhënë intervista, të cilat i kanë irrituar fort Shtetet e Bashkuara. Medlin Ollbrajt është takuar më 31 maj të vitit 1997 në Banja Lukë me Biljana Plavshiç dhe nga ajo ka kërkuar ta bindë Karaxhiçin ta braktisë BeH-në dhe të shkojë larg, si alternativë për procesin para Gjykatës së Hagës. Karaxhiç refuzoi, shkruan Artman në librin e saj dhe më tej njofton se komandanti i dikurshëm i NATO-s për Evropën, Uesli Klark, në verën e vitit 1997 i ka thënë prokurores së atëhershme Luiz Arbour se, nëse Karaxhiç transferohet në Hagë, do të tregojë se është arritur marrëveshje në Dejton me sekretarin shtetëror amerikan Voren Kristofer për mos-dorëzimin e tij. Sipas Artman, Arbour ka dashur të kuptojë nëse kjo është e vërtetë, ndërsa Klark ka demantuar, por nuk sqaron pse Karaxhiç ka reaguar në këtë mënyrë, citon gazeta, "Glas Srpske".