E Diel, 1 Nëntor 2026

Perendimi ofroi 69 milion dollare per te hapur Shqiperine

Cikli Shqiperia moniste ne mediat perendimore. fare shkruante shtypi gjermanoperendimor per ceshtjen e rivendosjes se marredhenieve diplomatike mes Shqiperise dhe dy superfuqive te kohes se Luftes se Ftohte - A pati oferta dhe ne cforme u bene Perse vrasja e Shehut ne 1981 i shoi te gjitha shpresat qe shkonin ne kete drejtim - Fakti i rralle Amerikanet po punonin per rivendosjen e marredhenieve diplomatike me Shqiperine qysh ne vitin 1957

Ne intervistat apo mendimet e shprehura nga ish-eksponente te larte te regjimit te vjeter ne media ne perpjekje per te bere nje katarsis sado te vogel moral e per te gjetur nje barke shpetimi per veprimet apo mosveprimet e tyre pretendohet se pertej perpjekjeve dhe politikes izoluese qe diktatori ushtroi te cilesuara prej tyre si te detyrueshme te beheshin nisur nga nevoja per te ruajtur sovranitetin edhe Perendimi nuk beri aq sa duhej per Shqiperine dhe shqiptaret ne momente kyce gjate Luftes se Ftohte dhe se nuk i ofroi asaj asnje alternative pra nuk ia dha asaj kurre doren duke e lene te dergjej ne fatin e vet.

Nisur nga kjo mu duk me interes te ofroja per lexuesit dy-tri materiale nga mediat gjermanoperendimore te shkeputura ne intervale te ndryshme kohore gjate Luftes se Ftohte nga ku dalin ne pah ne me shume se nje rast ofertat dhe perpjekjet e bera per Shqiperine nga Lindja e Perendimi madje nga vete ata per te cilet zyrtarisht propaganda shteterore shqiptare per nje kohe te gjate ruante cilesimin ekskluziv armiq te betuar SHBA dhe BRSS. Vetem te te shkonte ndermend te vendosje apo rivendosje ne fakt marredhenie diplomatike me ta perbente nje teme tabu edhe per nivelet me te larta shteterore apo diplomatike ne vend ne ato kohe kur gabimet te kushtonin edhe koken.

Madje cmenduria shkonte deri atje sa edhe nese shorti neper aktivitete te ndryshme sportive te bente te ndesheshe me nje sportist apo ekip sovjetik ose amerikan bojkotimi i aktivitetit apo terheqja nga gara konsiderohej normale dhe me se e sigurt per shqiptaret.

Nga ana tjeter pakkush mund te mendoje edhe sot e kesaj dite se BRSS apo SHBA do te mund te kishin shfaqur interes apo do te mund te ulnin koken e te ndermerrnin iniciativa per afrim apo normalizim marredheniesh me Shqiperine e Enver Hoxhes per sa kohe qe kjo e fundit sillej si femija plengprishes ne shume aspekte duke vazhduar te shante demaskonte e te akuzonte me tone te larta ne cdo rast qe i jepej dy fuqite me te medha te kohes.

Mirepo SHBA dhe BRSS shpesh dhe ne menyre jo domosdoshmerisht paralele sic rezulton edhe nga materialet ne vijim po punonin per tu afruar me Shqiperine e Hoxhes per te harruar merite e vjetra e rinisur nje ere te re sado qe mund te dukej e veshtire.

Sigurisht se nuk eshte rasti te diskutojme ketu per interesat apo kalkulimet qe armiqte ideologjike ne te dy krahet benin per te ndermarre kete hap. Synimi eshte thjesht nxjerrja ne pah e fakteve me vlera historike e arkivore te cilat deshmojne le te themi per deshiren e tyre per tacuteu pajtuar me Shqiperine edhe nese ajo vijonte te ishte ashtu sikurse edhe me pare po aq antagoniste e armiqesore ne qendrimet e saj ndaj tyre.

Gjithsesi vihet re se ne momentin qe ata shihnin levizjen me te vogel ne drejtimin e vleresuar te volitshem prej tyre ata hidheshin ne sulm per te perfituar sa me pare frutet e nje ndermarrje te tille politiko-diplomatike duke derguar sinjalet perkatese.

Kjo me fjale te tjera deshmon edhe per interesim sado qe shkalla e tij mbetet shume e diskutueshme e jo per te kunderten nga ana e dy superfuqive ndaj Shqiperise sic mund te kete pretenduar shumekush dhe jo vetem nostalgjiket e komunizmit ne Shqiperi edhe sot e kesaj dite.

Sidoqofte fatkeqesisht ne cdo rast ofertat nuk rezultojne te jene marre parasysh prej regjimit hoxhist e te jene studiuar me gjak te ftohte nga diplomatet e tij per te pare perfitimet e mundshme te cilat do ishin sigurisht relevante sidomos ne caste lekundjesh te forta politike qe mund te conin teorikisht edhe ne vete rrezimin e regjimit te Hoxhes.

Te pakten nga ish-Bashkimi Sovjetik hasim ne disa perpjekje perafruese apo oferta konkrete per te rivendosur marredheniet me Shqiperine sigurisht pas spostimit te Hrushovit nga posti qe mbante dhe ardhjes ne pushtet te Brezhnjevit apo pasardhesve te tij.

Keshtu ne nje numer te gazetes gjermane Die Zeit 18.2.1966 nr. 08 shprehimisht ne lidhje me nje nga keto oferta shkruhet e zeza mbi te bardhe Kremlini i ka ofruar Shqiperise miku i vetem i Pekinit ne Evrope rivendosjen e marredhenieve diplomatike qe u nderprene qe nga viti 1961. Ne te njejten kohe Partia Komuniste e Shqiperise u ftua te marre pjese ne Kongresin e 23-te te Partise Komuniste bolshevike ne fund te marsit ne Moske. Objektivi sovjetik eshte i qarte Shqiperia duhet te hiqet nga sfera e ndikimit te Pekinit. Per Mosken shanset nuk jane te keqija. Gjendja ekonomike e vendit te vogel ballkanik eshte katastrofale. Plani i fundit pesevjecar nuk mundi dot te realizohej as me ndihmen e Kines.

Me tej ne artikull shprehet shpresa Ka shume shenja qe te bejne te mendosh se Tirana eshte gati te perfundoje me Mosken dhe fqinjet e saj komuniste nje akord paqeje. Ajo tashme ka nenshkruar nje marreveshje tregtie me Rumanine ka nenshkruar marreveshje kulturore me Hungarine Bullgarine dhe Jugosllavine dhe ka kembyer perseri ambasadoret me Polonine.

Pothuajse 10 vjet me vone Kremlini zyrtar duket se i rikthehet serish ceshtjes se marredhenieve me Shqiperine duke tentuar ta joshe sic deshmon ne vitin 1976 revista e mirenjohur gjermane Der Spiegel

Me rastin e 30-vjetorit te themelimit te Republikes Popullore te Shqiperise me 11 janar 1976 Moska zyrtare i cilesoi shqiptaret serish si popull vella - pavaresisht se Shqiperia nen drejtimin e Sekretarit te Partise se saj Komuniste Enver Hoxhes i ka nderprere marredheniet me BRSS qysh ne vitin 1960 ka dale nderkohe edhe nga Traktati i Varshaves e tashme qendron plotesisht ne krah te Kines. BRSS ka ofruar me kete rast edhe rivendosjen e miqesise e te bashkepunimit - nderkohe qe Hoxha perkundrazi para pak kohesh ka deklaruar se ka ndermend te beje publik ne vitin 1980 protokollin e plote te takimeve te fundit qe ka pasur me Kremlinin para se marredheniet te merrnin fund. Ato tentojne te sjellin nje kendveshtrim te rralle mbi sjelljet e lidereve komuniste ne perballje me njeri-tjetrin dhe te bejne me te qarta rrethanat ne te cilat Moska u detyrua te humbase nje aleat te bindur te saj ndash si dhe nje baze navale ne Mesdhe revista Spiegel nr. 7 / 9.2.1976.

Mirepo asnje nga keto perpjekje nuk rezultoi te kishte sukses. Por me pare iniciativa me pozitive dukej se vinin per Tiranen komuniste nga nje drejtim tjeter dhe pikerisht nga SHBA. Qysh ne vitin e larget 1957 sipas te njejtit burim revista Spiegel 18.9.1957 na vjen nje lajm ne dukje sensacional edhe per vete historianet ku shkruhej Departamenti Amerikan i Shtetit deshiron te permiresoje marredheniet me Evropen Lindore ne menyre qe te mbeshtese e motivoje me shume levizjet komuniste me karakter nacionalist nder shtetet satelite te Moskes. Kufizimet per udhetime drejt Bullgarise sapo jane hequr dhe shume shpejt shtetasit amerikane do te mund te udhetojne edhe drejt Shqiperise. Departamenti i Shtetit po pergatitet ne terma me afatgjate te rivendose marredheniet diplomatike me Shqiperine te cilat u nderprene ne vitin 1946. Nderkohe edhe ne republikat sovjetike Bjellorusi dhe Ukraine ky departament ka ndermend madje te dergoje perfaqesues diplomatike.

Pervec risise ne vetvete qe sjell fakti i lartpermendur e qe botohet per here te pare ajo qe duket akoma me interesante ne gjithe kete histori eshte fakti se ne kete kohe Tirana ishte ne kulmin e miqesise me sovjetiket e nuk kishte pse te ngjallte aq interes packa se perplasjet ideologjike me udheheqjen e re sovjetike nen rrogoz kishin filluar me kohe. Duket se Departamenti Amerikan i Shtetit kishte nuhatur me kohe se cacutebehej dhe ndoshta ushqente shpresen e vaket se Tirana do te bindej per tacuteu afruar e rivendosur edhe nje here marredheniet me Uashingtonin ne menyre qe Enver Hoxha te mund te ruante pozitat e tij tashme si nje komunist nacionalist e jo me si nje proletar internacionalist qe guxon te kundershtoje Mosken cka u shkonte per shtat politikave qe inkurajonte SHBA sic kishte bere dikur me Jugosllavine.

Ndoshta arsyet qe e shtynin SHBA te punonte per te ndermarre nje hap te tille ishin edhe thjesht humanitare e praktike nisur nga nevojat e nje komuniteti te konsiderueshem shqiptaresh qe ishin ngulitur ne SHBA qysh prej rreth 100 vjetesh e te cilet do te ishin te gatshem ta pranonin atdheun e tyre ashtu sic ishte edhe nen vargonjte e trendit me fanatik te komunizmit qe Evropa kishte pare.

Projekti sipas asaj cka hasim ne rreshtat e medias gjermane ne fjale kishte gjasa te vihej ne jete pra pas disa apo shume vitesh pasi aty thuhet se po punohej ne terma afatgjate. Sidoqofte kjo do te vinte pas nje pune intensive e negociatash te veshtira ne kete drejtim te cilat duket se kane vijuar vetem ne nje kahje ate amerikane pra praktikisht nuk rezulton te jene zhvilluar kurre.

Me gjithe deshtimet raportime te rralla haseshin tek-tuk ne mediat perendimore edhe gjate viteve lsquo70 per bisedime te fshehta shpresa per normalizim marredheniesh apo oferta lindore e perendimore per regjimin e Hoxhes. Vjena Beogradi apo dhe ndonje vend tjeter rezulton te kene qene me se nje here vendtakime per bisedime underground qe nuk sollen asnjehere rezultate.

Vitet lsquo70 ne shume aspekte nisen te flisnin per nje zgjerim te marredhenieve diplomatike dhe tregtise me jashte dhe u duk sikur tashme Shqiperia ndoshta po e ridimensiononte politiken e saj drejt hapjes se metejshme me Perendimin por edhe drejt ish-vendeve te Bllokut te Demokracive Popullore dikur te trajtuar si vellezer.

Madje ne kete kohe ne nje kritike te bere po ne keto media te mirenjohura gjermanoperendimore pas botimit te nje libri me informacione rreth Shqiperise shkruhej se autori duhej te thellohej me shume ndersa shkruante se Shqiperia qenkesh e izoluar duke i kujtuar autorit se ai qenkesh i paaktualizuar ne informacione ndersa permendeshin hapat e fundmit te Tiranes zyrtare per vendosje marredheniesh me vende si Suedia apo Zvicra apo edhe rishikimi me kahje pozitive i politikave me fqinjet gazeta DIE ZEIT 20.11.1970 Nr. 47 ndash Tirana po hapet Kritike mbi nje liber politik nga Christian SchmidtHaumluer

Nderkohe me fillimin e viteve acute80 levizje te befta e te paparashikuara tronditen papritur kete realitet. Nisja e demonstratave ne Kosove dhe marrja fund e nje te ashtuquajturi muaj mjalti mes Jugosllavise e RPSSH-se dhe ne fund shperthimi i vales me te ashper te spastrimeve qe historia e pasluftes ne Shqiperi kishte njohur ndonjehere ne nivelet e saj me te larta shteterore e qeverisese bene qe ofertat e riperseritura per rivendosje marredheniesh me shtetet perendimore e gjithashtu edhe me Mosken te beheshin nul e te hidheshin per te disaten here ne koshin e plehrave.

Keshtu ne po te njejten gazete por tashme pas disa viteve DIE ZEIT 14.1.1983 nr. 03 thuhej se sacuteka shume kohe qe Shqiperia akuzoi shefin e ri te Kremlinit Andropov se po perdor gjuhen e nje diktatori fashist. Propozimeve te Andropovit per afrim dhe rivendosje te marredhenieve diplomatike shteti i vogel nacionalkomunist i Ballkanit u dha nje goditje ironike. Shqiptaret po ashtu mesohet se do te refuzojne edhe 36 milione dollaret ne vlere ari te cilat se fundmi ia kane ofruar amerikanet anglezet dhe francezet - me synim normalizimin e marredhenieve dhe si demshperblim per thesarin shqiptar i cili u zhvendos drejt Londres ne perfundim te Luftes se Dyte.

Ne vazhden e kesaj logjike gazeta ne fjale me tej na ofron nje artikull te gjate i cili lidhet me momentin e vrasjes se Mehmet Shehut duke u munduar te analizoje shkaqet e te nxjerre ne pah detaje rreth saj por qe hasin me se shumti ne terrin informativ te ofruar nga realiteti i asaj kohe ne Shqiperi. Ne krye artikullshkruesi thekson faktin se Tirana zyrtare ka hedhur edhe nje hap tjeter fatal qe e con ate te zhytet edhe me tej ne izolim nga bota e jashtme.

Gjithashtu ne fund te artikullit gazeta ne fjale sjell per lexuesit e vet pjese nga e ashtuquajtura tablo sinoptike rreth vepres agjenturore te ish-Kryeministrit Mehmet Shehu marre nga libri asokohe i sapodale ne qarkullim i diktatorit Hoxha Titistet nga ku sic shkruan gazeta gjermanoperendimore Die Zeit del se duke i lexuar ato perfton nje ide me te qarte mbi metodat staliniste me te cilat behet politika edhe sot e kesaj dite ne Shqiperi duke tentuar te deformoje edhe vete historine.

Meqenese kjo permbajtje d.m.th. tabloja sinoptike dhe pikepamjet e Hoxhes rreth Shehut pas vrasjes apo vetevrasjes se ketij te fundit per shqiptaret tashme jane te njohura me kohe une nuk po i botoj ato duke sjelle ne vemendje te lexuesit vetem pasazhet nga artikulli qe do te na interesonin

Vendi i vogel mesdhetar me poziten e tij te rendesishme strategjike duket se i ka shkeputur serish te gjitha lidhjet qe te cojne ne boten e jashtme. Pika e ktheses per te marre kete vendim duket se ka qene 17 dhjetori 1981. Ne kete dite Kryeministri 68-vjecar Mehmet Shehu ka kryer vetevrasje. Shume shpejt pas ndodhise qarkullonin thashetheme qe vinin nga Jugosllavia se ne Byrone Politike shqiptare kishte pasur kembime zjarri mes shefit te Partise Enver Hoxha dhe Shehut.

Te verteten per vdekjen e Shehut e di vetem udheheqja shqiptare. Por e sigurt eshte se menjanimi i ketij te fundit nxori ne skene serish nje vale te re spastrimesh e cila u shtri pergjate gjithe vitit 1982 e qe duket se vetem tashme po njeh fundin e saj duke sjelle me vete zhvendosjet dhe nxjerre ne pah si asnjehere tjeter aferat vrastare dhe luften me te ashper per pushtet ne historine shqiptare te pasluftes.

Duelit mes Hoxhes dhe Shehut te cilit ne sfond dukej se i ishte ngjeshur perplasja per ta orientuar Shqiperine drejt Perendimit te cilen mendohet se e perfaqesonte Shehu por qe ne te vertete u be per te menjanuar trashegimtarin e drejtperdrejte te 74-vjecarit Hoxha thuajse i ra viktime i gjithe kabineti qeveritar.

Pas Shehut u rrezua nipi i tij Fecor Shehu ne postin e ministrit te Brendshem. Ate e ndoqen me pas ministri i Mbrojtjes Kadri Hazbiu unati i Shehut dhe ministri i Jashtem Nesti Nase. Edhe shefit te shtetit Haxhi Lleshi iu desh ta linte postin e tij qe e mbante prej 30 vjetesh ne favor te Princit te ri te kurores qe do te pasoje Hoxhen Ramiz Alia. Po keshtu goditje moren edhe ministrat e Tregtise me Jashte Ekonomise Ndertimit Industrise e Minierave Industrise se Lehte e asaj Ushqimore.

Per fatin e vartesve te Shehut nuk ka asnje informacion. Por historia e pasluftes se Shqiperise nuk te le te mendosh gjate se ata mund tia kene hedhur me ndonje pasoje te vogel. Ne vitin 1948 Hoxha dhe Shehu se bashku rrezuan perkrahesin e Titos Koci Xoxen dhe e ekzekutuan. Mbeshtetesit e Hrushovit Liri Belishova dhe Koco Tashko u rrezuan ne vitin 1961 dhe me shume gjasa jane denuar Tirana pretendon se ata jetojne akoma dhe jane ne pension. Ne vitin 1973 funksionaret e larte te sektorit te Kultures Pacrami dhe Lubonja gjithashtu u rrezuan dhe ata u bene asokohe viktima te nje fushate tjeter distancimi nga normat perendimore. Ne vitin 1974 ministri i Mbrojtjes Beqir Balluku dhe ish-zyrtare te larte ushtarake u ekzekutuan per shkak te pretendimit se po flirtonin e thurnin plane me kinezet jugosllavet dhe rumunet.

Ne fund te vales se fundmit te spastrimeve shefi 74-vjecar i partise beri publik edhe versionin e vet per fundin tragjik te Mehmet Shehut. Ne librin e tij te sapodale ne treg ne librarite e Tiranes me emrin Titistet Hoxha zbulon se ish-shefi i kabinetit te shtetit te udhehequr prej tij paskesh qene nje agjent i hershem i CIA-s dhe i sherbimit te fshehte jugosllav UDB.

Gazeta Die Zeit me kete rast po boton edhe pjese te shkeputura te pikepamjeve te Hoxhes per sa i perket kesaj ceshtjeje pasi duke i lexuar ato perfton nje ide me te qarte per metodat staliniste me te cilat behet politika edhe sot e kesaj dite ne Shqiperi duke tentuar te deformoje edhe vete historine. Sa me i anshem paraqitet pershkrimi i ngjarjeve dhe perfundimet qe nxjerr vete Hoxha aq me qarte del ne pah se cfare ka ndodhur ne te vertete. Hoxha permend vetem Partine dhe popullin si shpetimtare. Me fjale te tjera qeveria Ministria e Brendshme dhe thuajse i tere aparati shteteror paskeshin qene kundra kursit te tij. Kjo te ben te kuptosh se cfare lufte per pushtet e pret pasuesin e dizenjuar te Hoxhes Ramiz Alia kur diktatori aktual tashme 74-vjecar te lere pushtetin. Die Zeit 14.1.1983 nr. 3.

Autori eshte bashkepunetor shkencor prane fondacionit Konrad Adenauer

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›