Pensionistet kategoria me rimburismin me te larte te ilaceve

Drejtorja e Institutit te Sigurimeve te Kujdesit Shendetesor znj. Elvana Hana u ndal tek reformat e guximshme te qeverise ne pese vitet e fundit ne sistemin shendetesor reforma qe kane synuar permiresimin e aksesit per marrjen e sherbimeve rritjen sasiore dhe cilesore te listes se barnave te rimbursueshme dhe shtimin e games se sherbimeve te ofruara te cilat kane si qellim garantimin dhe zhvillimin e cilesise se ofrimit te sherbimeve shendetesore. Sipas Hanes ne paketen baze te sherbimeve te KSHP-se per here te pare ne vitin 2009 u be e mundur qe kujdesi shendetesor per te moshuarit te konsiderohej si nje sherbim i vecante brenda kesaj pakete dhe qellimi i futjes se ketij sherbimi eshte reduktimi i numrit te nderlikimeve te gjendjeve akute dhe menaxhimi i semundshmerise kronike i cili vjen ne rritje nga viti ne vit.
Instituti i Sigurimeve Shoqerore ka ndermarre projekte qe synojne rritjen e cilesise shpejtesine dhe transparencen e sherbimeve - u shpreh drejtorja e ISSH-se Evelina Koldashi e cila prezantoi manualet informuese te pergatitura nga instituti nje prej te cileve ofron informacion te nevojshem per te gjithe perfituesit.