Rambot shqiptare ne Afganistan ne aksion

Foto te rralla te trupes se komandove shqiptare ne nje nga zonat me te nxehta te Afganistanit ku tashme zhvillohet nje nga operacionet me te medha ushtarake...
Pak shqiptare kane degjuar per Kandaharin edhe pse sot media boterore gelon nga lajmet per operacionin Dragon Strike Goditja e Dragoit qe forcat e aleances antitalebane kane filluar rreth nje jave me pare ne Afganistan. Kandahari njihet si zemra e territoreve te kontrolluara nga talebanet dhe sulmi per te si nje nga aksionet me te rendesishme te trupave te koalicionit boteror ne Afganistan. Ajo qe shqiptaret mund te kujtojne eshte se ne korrik te ketij viti nje force speciale shqiptare e koduar Eagle 1 Shqiponja 1 u percoll ne nje ceremoni te vecante nga Kryeministri Berisha dhe misioni i saj ishte te perfaqesonte Shqiperine ne kete front te luftes ne Afganistan. 44 komandot e ketij kontingjenti paqeruajtes ishin te paret qe do te shkonin ne front dhe te paret qe do te angazhoheshin ne luftime. Ne nisim anetaret e Forcave te Armatosura ne fushebetejen me te madhe qe kombet e qyteteruara Aleanca e Atlantikut te Veriut ka ndermarre dhe vazhdon te ndermarre ne emer te lirise vlerave te saj te sigurise dhe paqes ne bote - tha ne fjalen e percjelljes me 30 korrik Kryeministri Berisha duke cilesuar se per here te pare vendi yne vihej ne krah te aleateve me nje mision te ri ate te luftimit. Kontigjenti paqeruajtes Eagle 1 qe sot ndodhet ne Kandahar perbehet nga 44 oficere nenoficere dhe ushtare profesioniste efektive te batalionit special te Forcave Tokesore. Ai eshte misioni i pare qe merr pjese ne operacione luftimi per krah forcave speciale amerikane qe veprojne ne Afganistan. Trupat e ketij kontigjenti u pergatiten me nje program special ne pershtatje me detyrat qe do te kryejne ne zonat e luftimit ne Kandahar. Ato jane trajnuar nen kujdesin dhe mbikeqyrjen e nje ekipi ushtarakesh amerikane te cilet kane pervoje ne keto lloj operacionesh. E nderkohe qe ne Kandahar ka filluar ajo qe CBS News e quan beteja me e madhe e zhvilluar ndonjehere ne Afganistan te dhena jozyrtare flasin per nje perfshirje te trupave shqiptare ne luftime. Nje forum ushtarak online ka publikuar foto te kesaj trupe ushtarake qe ndryshe nga heret e tjera nuk ndodhet thjesht ne misione patrullimi dhe ruajtjeje baze por qe duhet te perballet me armikun ne fushebeteje. Fotot e rralla tregojne pamje te shkretetirave te Afganistanit por edhe te trupave shqiptare ne pjesen me te madhe me fytyre te fshire por qartesisht te pajisur per lufte dhe mjaft larg bazave ku kane patrulluar deri dje. Sidoqofte te dhena zyrtare nese komandot shqiptare te Eagle 1 jane perfshire ne beteje ende nuk ka. Te pyetur nga gazeta drejtues te larte te ushtrise shqiptare thane se per momentin behej fjale vetem per operacione manovre ndersa nuk mohoi mundesine e perfshirjes ne lufte te ketyre trupave. Sa i perket faktit nese forcat shqiptare ishin perfshire ne operacionin e fundit ne Kandahar burime nga Ministria e Mbrojtjes thane se ende nuk mund te flitej per kete. Nderkohe ne forumin ushtarak military-es.com ne te cilin jane postuar edhe fotot apo albmilitary.com i cili duket se ka bere edhe postimin e pare te tyre flitet se perplasjet e trupave shqiptare ne kete zone te Afganistanit qe cilesohet edhe si me e rrezikshmja ka ndodhur. Edhe pse forumet publikojne vetem foto ku nuk ka shenja luftimesh ata pohojne se shqiptaret ndodhen ne nje nga zonat me te egra te luftes ne Afganistan. CBS News ne nje reportazh te fundit per Kandaharin e quan ate nje nga vendet me te pasigurta ne bote ndersa theksohet se sulmet nga talebanet ne kete zone jane te pandalshme. Operacioni Dragon Strike eshte beteja me e rendesishme ne luften afgane deri me tani. Te pakten 8 mije trupa te SHBA-se jane perfshire ne ofensiven masive. Qellimi i saj eshte te godase drejt e ne zemren e territorit te kontrolluar nga talebanet ne Kandahar - shkruan CBS News. Agjenci te tjera lajmesh e pershkruajne luften ne kete zone si nje nga me te ashprat ku numri i ushtareve te plagosur eshte mjaft i larte. Nderkohe fatmiresisht Shqiperia nuk ka raste ushtaresh te lenduar ne kete beteje apo gjate qendrimit ne kete mision. Sidoqofte 44 trupat speciale qe jane derguar ne front duket se e kane marre parasysh kete. Foto te marra nga forumet ushtarake i paraqesin ata ne vende te ndryshme ndersa nje foto ceremoniale tregon se ndodhen ne Afganistan. Armet me te cilat luftojne trupat shqiptare jane moderne ndersa ata jane te pajisur me mjete te blinduara qe mbajne flamurin shqiptar. Si minister i Mbrojtjes une kam nje porosi Tregohuni burra shqiptare trima e te beses veproni me ashpersi por pa urrejtje ndaj armikut beni detyren tuaj dhe tregohuni zemermedhenj me nje popull qe prej 30 vjetesh po vuan tmerret e luftes - keshtu i percolli ministri i Mbrojtjes Arben Imami trupat qe u nisen ne korrik duke u besuar atyre ne njefare menyre edhe nje nga provimet me te renda me te cilat duhet te perballet Shqiperia si anetare e NATO-s. A do tia dalin Rambot shqiptare te plotesojne detyren Asnje nga misionet ushtarake paqeruajtese shqiptare nuk eshte kthyer me turp pas por kete here djemve qe ndodhen ne Kandahar u duhet te kalojne shume me shume. Kryeministri Berisha shprehu bindjen me 30 korrik se ky kontingjent i cili eshte dhe njesia e pare qe niset me mision luftarak do te permbushe me sukses te plote misionin qe nis. Ju niseni si shqiponja e cila perben dhe zemren e simbolit tone kombetar te flamurit qe merrni me vete - u tha Berisha 44 oficereve e ushtareve para se ata te niseshin bashke me bekimin e te gjithe shqiptareve qe te kthehen serish. Pergatiti Vladimir Karaj