Përurohet godina e rinovuar e gjykatës së Peshkopisë

Vitin 2009, investimet në drejtësi, rritje në masën 300 për qind
“Në buxhetin e vitit 2009 parashikohet një rritje prej 300 për qind për sa përket investimeve në sistemin e drejtësisë”. Këtë shifër e ka deklaruar Ministri i Drejtësisë Enkelejd Alibeaj, gjatë ceremonisë së përurimit të ndërtesë së rinovuar e Gjykatës së Rrethit të Dibrës në Peshkopi, ku mori pjesë edhe Zëvendësambasadori i KE-së, Luigi Brusa. Ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, në fjalën e tij, shprehu mirënjohjen dhe falënderimin për partnerët ndërkombëtarë dhe u premtoi atyre se kjo ndihmë do të shpërblehet në mënyrë optimale. “Qeveria ka detyrim madhor dhe përgjegjësi për të krijuar kushte të mira që sistemi i drejtësisë që ai të punojë në kushte optimale, pavarësie, paanësie dhe të garantojë drejtësi. Është detyrimi i qeverisë, parlamentit, sistemit gjyqësor t’i tregojë partnerëve tanë se ne jemi të denjë të meritojmë ndihmën e tyre dhe t’ia shpërblejmë
Ka një detyrim së pari të qeverisë shqiptare që investime të tilla të mirëmbahen”, u shpreh Alibeaj.
Duke falënderuar dhe uruar të gjitha palët që ndihmuan në zbatimin e suksesshëm të këtij projekti, Luigi Brusa, Shef i Sektorit të Operacioneve të Delegacionit të Komisionit Evropian në Shqipëri, theksoi se në mënyrë që qëndrueshmëria e kësaj arritje të garantohet së bashku me zhvillimin e mëtejshëm të infrastrukturës gjyqësore.
...