E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE, 800 mijë euro mbështetje Prokurorisë së Përgjithshme

Bashkimi Evropian i akordon Prokurorisë së Përgjithshme një paketë prej 800 mijë eurosh për mbështetjen për të ndërmarrë inspektimin dhe vlerësimet për punën e organit të akuzës. Ambasadori i Delegacionit të Komisionit Evropian në Shqipëri, Helmuth Lohan, ka nënvizuar efektivitetin e Prokurorisë së Përgjithshme, si në ruajtjen e balancës mes përgjegjshmërisë para ligjit ashtu edhe pavarësisë nga ekzekutivi.
“Puna e Prokurorisë së Përgjithshme dhe hetimet specifike për rrugën Durrën-Kukës, shpërthimi në Gërdec apo vizitën e fundit të Fazlliç, kanë tërhequr vëmendjen këtë vit, por ka pasur debat edhe për balancën mes përgjegjshmërisë para ligjit të Prokurorisë nga njëri krah dhe pavarësisë së Prokurorisë së Përgjithshme nga ekzekutivi nga krahasuar tjetër. Balanca dhe transparenca në drejtësi ka qenë prioritet që Komisioni Evropian nënvizoi në Raport-Progresin e këtij viti dhe këto prioritete duhet të vazhdojnë të shqyrtohen”, nënvizoi Lohan.
Ndërsa ministri i Drejtësisë Enkelejd Alibeaj deklaroi se në Prokurorinë e Përgjithshme, asnjëherë nuk ka pasur asnjë herë një reformë reale nga qeveritë.
“Nëse do të lihet i pavarur në punën e tij, kush do ta përcaktojë punën dhe përgjegjësinë”, tha Alibeaj.
...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›