Investimet deri në 2014
17/06/2011 Nis aktiviteti tre ditor i Guvernatorëve të Bankës së Detit të Zi
Raporti: Shqipëria do të ketë rritje ekonomike 6,4 për qind deri në 2014
Shqipëria do të ketë një rritje ekonomike mesatare prej 6,4 për qind për katër vitet e ardhshme. Ky është vetëm një nga parashikimet që bën Banka e Detit të Zi për Zhvillim dhe Tregti (BSTDB) në një raport të saj për Shqipërinë. Raporti analizon ecurinë ekonomike të vendit gjatë viteve të fundit, por përqendrohet në prioritetet e financimit në një të ardhme, sidomos sa i përket mundësive reale që ofron vendi ynë. Raporti vlerëson se Shqipëria është një vend i përshtatshëm për të investuar dhe arsyet janë kuadri makro-fiskal, politikat monetare, potencialet e pazhvilluara, apo mbrojtja e investitorëve. Ndërkaq, në takimin treditor të Guvernatorëve të Bankës së Detit të Zi që nis sot në Tiranë do të identifikohen fushat ku priten zhvillimet më të qenësishme ekonomike të vendit, potencialet kryesore të zhvillimit dhe avantazhet e financimit në projekte shqiptare.
Sfidat shqiptare
Raporti për parashikimin e periudhës 2011-2014, vlerëson ruajtjen e stabilitetit makro-ekonomik, mbajtjen e inflacionit rreth 3 për qind, reduktimin e deficitit dhe uljen e borxhit publik në nivelin 54 për qind për 2013, si dhe uljen e deficitit të llogarisë korente. Këto përbëjnë objektivat monetare bazë dhe politikat fiskale të vendit. Aktualisht deficiti i llogarisë korente pritet të ngushtohet në një mesatare prej 9.3% të PBB në vitin 2010- 2011, nga rreth 15,6% të PBB-së që ishte në 2009. Sa i përket prodhimit bujqësor, duke supozuar kushte normale klimatike, për periudhën e ardhshme është parashikuar që ky sektor të rritet me ritmet e rritjes e saj historike mesatare prej 3,5-4 për qind në vit. Në lidhje me prodhimin industrial, duke përfshirë edhe nxjerrjen e prodhimit të industrisë, është parashikuar të rritet me rreth 8.9 për qind në terma realë për periudhën e mesme të ardhmen afatgjatë. Ndërsa ndërtimi për periudhën afatmesme e ardhshme është parashikuar të ketë një rritje mesatare prej 6 për qind në vit. Sa i takon sektorit të shërbimeve për periudhën afatmesme parashikohet të rritet me 7.1 për qind. Kontributin kryesor në këtë rritje pritet ta japë hoteleria, tregtia dhe restorantet, shërbimet e transportit dhe telekomunikacioni. “Bazuar në parashikimet e mësipërme të kërkesës agregate dhe të furnizimit, rritja mesatare PBB-së në këtë skenar bazë për katër vitet e ardhshme është parashikuar të jetë afër nivelit të 6.4 për qind”, - thekson raporti. Sa i takon sfidave, Shqipëria ka një potencial të mirë për rritje në bujqësi, peshkim, pyje, turizëm, miniera dhe industrinë e lehtë. Sfidat e saj më të ngutshme përmblidhen në forcimin e sektorit publik, përmirësimin e infrastrukturës së vendit, përmirësimin e qasjes në financa, veçanërisht për SME-të dhe progresi në zbatimin e reformave strukturore të nevojshme për të ruajtur rritjen e lartë ekonomike së Shqipërisë.
Financimi
Banka do të konsiderojë promovimin e eksportit të mallrave dhe shërbimeve, si dhe zhvillimin e infrastrukturës, duke përfshirë efikasitetin e energjisë, si dhe do të përpiqet të zgjerojë programet e financimit në favor të SME-ve. Bazuar në strategjinë për Shqipërinë 2011 - 2014, Banka ka pritshmërinë për miratimin e rreth 12.6 milionë euro në vit për financimin e projekteve. Gjatë periudhës katërvjeçare, kjo nënkupton rreth 44 500 000 euro. Nëse do të ketë norma më të larta të rritjes ekonomike, rritje të kërkesës për financim të Bankës dhe përmirësim të situatës në tregjet financiare, mundësitë për financim do të jenë më të mëdha duke rishikuar objektivat e vendosura. Banka e Detit të Zi për Zhvillim dhe Tregti është një institucion bankar zhvillimi, misioni i së cilës është të ndihmojë në përmirësimin e klimës së bashkëpunimit ekonomik të vendeve pjesëmarrëse nëpërmjet kreditimit në fusha të ndryshme të sektorit privat dhe atij publik. Banka është prezente në Shqipëri me 5 projekte në sektorin privat, ndërkohë që në sektorin publik i vetmi investim i deritanishëm i saj është investimi prej 10 milionë dollarësh në eurobondin shqiptar. Banka e Detit të Zi për Zhvillim dhe Tregti është themeluar në vitin 1999 me pjesëmarrjen e 11 vendeve si aksionere, 9 vende të rajonit të Detit të Zi, si dhe Greqia e Shqipëria.