Përfitojnë pasaporta diplomatike drejtuesit e lartë të institucioneve në varësi të ministrive
Zgjerohet kategoria e personave që përfitojnë pasaporta diplomatike dhe të shërbimit
Eljona Ballhysa
Zgjerohet kategoria e personave që përfitojnë pasaporta diplomatike dhe të shërbimit. Këshilli i Ministrave ka miratuar gjatë mbledhjes së djeshme një shtesë në vendimin “për lëshimin e pasaportave diplomatike dhe të shërbimit”. Shtesa e miratuar dje në mbledhjen e qeverisë parashikon që përfitues të këtyre pasaportave të jenë dhe titullarët e institucioneve qendrore në varësi të Këshillit të Ministrave dhe të ministrive. Në bazë të këtij ndryshimi pritet të përfitojnë një rreth më i gjerë nëpunësish shtetërorë, drejtorë agjencish, por dhe në nivel zyrtarësh më të ulët.
Vendimi
Kjo shtesë që i bëhet vendimit të mëparshëm të qeverisë synon që të krijojë një të drejtë të përgjithshme për të gjithë drejtuesit e lartë të institucioneve qendrore në varësi të Këshillit të Ministrave. Ky amendim shmang dhe ndryshimet e shpeshta të vendimit të qeverisë, që mund të nevojiten në rast të krijimit të institucioneve të reja në varësi të Këshillit të Ministrave. Sipas relacionit që i bashkëlidhet këtij vendimi, pajisja me këtë lloj pasaporte do të lehtësojë lëvizjen e lirë të kategorisë përfituese duke i përjashtuar ata nga procedurat e marrjes së vizave. Ky lehtësim do të ndikojë në pjesëmarrjen e tyre në aktivitete jashtë vendit, brenda kompetencave të veprimtarisë së tyre dhe njëkohësisht do të shërbejë në intensifikimin e bashkëpunimit me homologët e tyre.
Përfituesit
Nga vendimi i qeverisë i vitit 1997 “për lëshimin e pasaportave diplomatike dhe të shërbimit” përfiton një gamë e gjerë individësh që mbajnë funksione shtetërore. Kështu, pasaporta diplomatike kanë të drejtë të mbajnë drejtuesit më të lartë të shtetit, si presidenti, kryeministri, kryetari i Kuvendit, ministrat, deputetët etj. Ndërsa pika katër e këtij vendimi parashikon kategorinë e personave që kanë të drejtë të pajisen me pasaporta shërbimi, siç janë zëvendësministrat, nënkryetarët e Shërbimit të Kontrollit të Shtetit, drejtori i Përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, zëvendësprokurorët e Përgjithshëm, prefektët dhe sekretarët e Përgjithshëm të prefekturave, këshilltarët e anëtarëve të Këshillit të Ministrave; kryetarët e partive politike që nuk përfaqësohen në Parlament ose në qeveri; shoferët e krerëve të lartë të shtetit etj. Në vendimin e qeverisë parashikohet se pas përfundimit të shërbimit, pasaportat e shërbimit duhet të depozitohen pranë drejtorive të personelit të ministrive dhe institucioneve. Në rast se mbajtësi i pasaportës diplomatike apo të shërbimit shkarkohet nga detyra, largohet nga puna apo emërohet në një detyrë tjetër, ai është i detyruar të dorëzojë pasaportën diplomatike ose të shërbimit, në rast të kundërt ajo bllokohet.
Xhorxh Bushi i shkruan Bashës: “Amerika vlerëson miqësinë me Shqipërinë”
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës i ka dërguar një letër ministrit shqiptar të Punëve të Jashtme, Lulzim Basha, të cilin e falënderon për udhëtimin e zhvilluar në Kroaci. Më tej Bushi vlerëson reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare dhe thekson se SHBA vlerëson miqësinë me popullin shqiptar. Presidenti amerikan e uron Shqipërinë për marrjen e ftesës për anëtarësim në NATO. “Takimi me Ju gjatë udhëtimit tim në Kroaci ishte kënaqësi e madhe për mua. Diskutimet tona ishin produktive dhe thelbësore. Unë jam mirënjohës për lidershipin që vendi juaj ka treguar në përparimin e lirisë”, - shkruhet në letrën që Bushi i ka dërguar Bashës. “Amerikanët e vlerësojnë miqësinë tonë me popullin e Shqipërisë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës i shprehin falënderimet e tyre Shqipërisë për mbështetjen e saj në luftën kundër terrorizmit; gjithashtu ne ju dërgojmë përgëzimet tona me rastin e aderimit tuaj në NATO”, - ka theksuar në përfundim të letrës së tij Presidenti i SHBA-ve, Xhorxh Bush.
3 Korrik 2008