Bien në humnerë, dy vdesin, një plagoset, një humbet
10/06/2005 Aksident tragjik
SARANDE - Mesnatën e së mërkurës, Petrit Ferra dhe Birbil Beqo, të dy banorë të fshatit Ninat kanë humbur jetën, pasi duke udhëtuar në rrugën që lidh këtë fshat me fshatin Markat, makina tip “Benz” me karroceri që transportonte materiale për ndërtim ka rrëshqitur në humnerë, ku si pasojë vdiqën në vend të dy qytetarët e lartëpërmendur. Në këtë ngjarje u plagos rëndë edhe 44-vjeçari Çafa Rakipi, banor i këtij fshati. Po kështu, babai i drejtuesit të automjetit, nuk është gjetur ende dhe ka shumë mundësi gjatë rrokullisjes së makinës në humnerë edhe ai të ketë pësuar të njëjtin fat si bashkudhëtarët e tij. Sapo u mësua ky lajm i hidhur nga familjarët që banojnë në afërsi të vendngjarjes u mblodhën për ndihmë banorët e fshatit Ninat e Markat.