“Radio Egnatia”, një vështrim nga Italia

Festivali Ndërkombëtar i Filmit që zhvillohet për herë të gjashtë këtë vit në Tiranë është një eveniment që shërben si një urë lidhëse midis vendeve të ndryshme dhe që mundëson shkëmbimin kulturor mes tyre. Davide Barletti ishte artisti i radhës që prezantoi filmin e tij, me titull “Radio Egnatia”dhe pas këtij prezantimi për publikun, paraditen e djeshme ai ishte i pranishëm në një konferencë shtypi për mediat. “Gjithçka nisi para katër vitesh. Ishte një projekt që lindi jo më shumë me synimin për të prodhuar filmin, por ishte një projekt mes artistëve, arkitektësh, urbanistëve për të diskutuar mbi rrugën Egnatia që është vazhdim i rrugës së vjetër romake Api që lidhte Durrësin me Kostandinopolin”- është shprehur Davide, regjisor dhe një kohësisht pjesë e jurisë së TIFF-it. Për Davide ky festival është një eveniment, i cili mbart vlera kinematografike, por dhe shërben për shkëmbime të ndryshme kulturore. Duke udhëtuar në këtë rrugë producenti krijon një hapësirë tingujsh imagjinarë dhe imazhe të vendosura kundra identiteteve kulturore, si dhe së fundmi një histori prej 300 vitesh midis lindjes dhe perëndimit. “Më pas janë zhvilluar ëorkshope ndërkombëtare. Mua dhe një artisti tjetër na lindi ideja që të fillonim një udhëtim në këtë rrugë dhe të takonim njerëzit aty. Në mënyrë simbolike në morëm me vete gjatë këtij udhëtimi pllaka guri dhe me to do të krijonim një farë lidhjeje,një farë zinxhiri me idenë që të bashkonim gjithë këto histori që dëgjonim gjatë rrugës. Në çdo vend që dëgjonim një histori ne linim nga një pallkë që të krijonim njëfarë vëllazërie. Pra në një farë mënyre ne rikrijuam dhe rindërtuam rrugën tonë Egnatia. Pasi xhiruam të gjithë materialet që mblodhëm gjatë këtij udhëtimi i cili ishte i bollshëm, (së bashku me muzikantin Xhulio Galeandro) lindi ideja e kësaj radioje imagjinare utopike që nuk ekziston. Ashtu siç ne lëviznim në rrugë ashtu lëviznin edhe frekuencat radios”- përfundon shpjegimin Barletti.
“Radio Egnatia”
Është një dokumentar që është një rrugëtim që i ka fillesat e veta nga rruga e lashtë “Roman Appian”, duke kaluar nëpër Adriatik përmes Durrësit dhe eventualisht në Stamboll. Duke udhëtuar në këtë rrugë producenti krijon një hapësirë tingujsh imagjinarë dhe imazhe të vendosura
...