E Diel, 1 Nëntor 2026

Përfundimi do jepet nga një grup pedagogësh dhe figura të skenës

Vlerësimi në konkursin e Akademisë së Arteve

Vlerësimi i kandidatëve për t’u pranuar në Akademinë e Arteve është një tjetër element i rëndësishëm. “Kemi ngritur një komision të posaçëm, i cili përbëhet nga pedagogë të brendshëm, por edhe nga personalitete të njohura të artit shqiptar”, tha rektori. Sipas tij, nuk përjashtohen edhe debatet profesionale që do të zhvillohen pas prezantimit që do të bëjë nxënësi gjatë konkursit. Kjo për shkak se, sipas Malajt, arti është subjektiv, kështu që mendimet do të jenë të ndryshme. Por për të “zbutur” këtë frymë, rektori ka propozuar që pjesë e komisionit të vlerësimit të jenë edhe personalitete, opinioni i të cilëve do të jetë vendimtar, për shkak të talentit dhe përvojës që mbajnë mbi supe. “Jemi të etur të pranojmë të talentuarit. Sigurojmë transparencë maksimale gjatë konkursit, pasi ky institucion siguron parametrat profesionalë, për të cilat ka nevojë arti shqiptar në ditët e sotme”, tha rektori i Akademisë së Arteve të Bukura.

#

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›