Përfundimi i zgjedhjeve, krizë e re në Maqedoni
Dolën rezultatet e para. Nuk fitoi askush nga shqiptarët. Nuk u fitua, sepse u zunë në gjak. Kur zihen gjakrat, shtangohen njerëzit. “Një nismë e re” për Maqedoninë. Hetime, arrestime, fyerje e sharje, mospranim rezultatesh nga askush dhe nga asnjë faktor politik shqiptar atje. Shqiptarët janë në fokus, në fokus të këtyre ndodhive. Protesta për të mos i pranuar zgjedhjet. Protesta që nuk do dihet se si përfundojnë. Është revolta e zgjedhjeve. Guxim i madh i liderëve që ftojnë qytetarët dhe votuesit për të dalë në protestë masovike. Alarm! Gjendje e rëndë dhe e nderë. Njëri thërret në protestë, tjetri lavdëron afinitetet e institucioneve të rendit dhe sigurisë maqedonase se kanë kapacitet t’ia dalin në “ruajtjen e rendit”. Heshtja e fqinjëve. Mungesë e analizës reale, mungesë e shtrirjes së jehonës së zërit zyrtar nga fqinjët për t’i përshëndetur shqiptarët atje. Kush nuk dihet se kujt do i dëshironte fitoren. Mendohet se do fitonte demokracia e shqiptarëve atje, si një model për të përshëndetur shqiptarët kudo që votojnë.
Kritika nga më të ndryshmet, por janë këto që nuk po stabilizojnë gjendjen dhe refleksionin e saj të mundshëm atje. Shumë tryeza për debate dhe shumë hezitim.
Në situatën e parë u dënua dhuna, në fazën e dytë të daljes së rezultateve të para atje, shtrëngim dhëmbësh dhe asnjë koment. Ftesa e ftesa për t’i ulur tensionet atje. Zvarrë dhe gjendja e njëjtë. Do përsëriten votimet në ca lokalitete.
Çka do përsëritet? Dhuna? Vota e dhunës? Vota e subjektit që po fut frikën apo vota e qytetarit për të ardhmen e vet?
Është rrëmujë, sepse të dy palët akuzojnë për dhunë njëra tjetrën: PDSH-ja dhe BDI-ja. Është edhe një akuzë tjetër, ajo maqedonase kundrejt të dy subjekteve politike shqiptare.
Si të shfajësohen shqiptarët nga kjo situatë?
Duhet lëshuar penj, duhet kuptuar se çka do të thotë të jesh në demokraci. Nëse me të gjithë parametrat e thënë më lart se u shkaktua rrëmujë me këto zgjedhje në Maqedoni, sa na garantojnë këto iniciativa të reja stabilitetin e Maqedonisë së pari dhe të vetë rajonit?
Kujt i duhet dhunë ndër popullin e vet? Turpi i bërë po shndërrohet prapë në iniciativa të rendit politik. Askush nuk i bart fajet për ndodhitë në Maqedoni sepse akuzat janë dyshe, treshe e herë-herë edhe poliedrike, sepse vijnë pa reshtur anekënd botës. Evropa me akuza, SHBA-ja me akuza. Kur miqtë dhe vëllezërit e trojeve shqiptare janë në këtë gjendje, do fillohet patjetër të shkojnë reagime edhe nga shqiptarët dhe shtetet e tyre fqinje.
Një plan i ri i politikës në Ballkan. Politika e rëndë maqedonase për shqiptarët po provokon edhe Kosovën dhe Shqipërinë njëkohësisht, sepse po priten reagimet e tyre zyrtare si nga Kosova dhe nga Shqipëria. Të dyja këto vende, shtete fqinje, kanë dënuar dhunën dhe bëjnë thirrje vetëm për stabilitet dhe konstruktivitet të faktorit politik shqiptar atje. Maturia politike, si e domosdoshme për momentin që po kalon rajoni, nuk jep më shumë mundësinë të deklarohen se cili projekt politik i shqiptarëve do jetë më i pranuar. Kjo rezulton me faktin se për shtetet fqinje na duhen rezultate të qarta të një demokracie që shtojnë përqendrimin e forcave për prosperitet si të shqiptarëve dhe fqinjëve të tyre në rajon. Ndryshe, nuk komentohet kjo gjë.
Të dyja shtetet, si Kosova dhe Shqipëria, nuk do bien pre e provokimeve maqedonase të një skenari të këtillë, sepse nëse shqiptarët kanë rënë në provokim dhe në kurthe politike serbo-maqedonase nuk do bjerë Kosova dhe Shqipëria.
Është koha e mendjes së urtë dhe daljes nga kjo situatë. Është koha e pranimit të çfarëdo rezultati ndërshqiptar, sepse ato janë vota shqiptare në Maqedoni. Kjo votë, nga cilido krahë qoftë, është vota e qytetarëve shqiptarë të saj që përpiqen për perspektivën e tyre në këtë vend. Nëse do flitet njëanshëm në këtë situatë që po përcillet me shumë ngjarje, të kuptohet politikisht se shumë më vështirë do zgjidhen problemet atje, sepse ashtu si anohet, ashtu edhe kërkohet të zgjidhen problemet. Zgjidhja e politikës shqiptare si më meritore dhe më konstruktive nuk do t’i takojë asnjë krahu, sepse shqiptarët nuk meritojnë të kalojnë në ekstrem dhe skajshëm të ndarë, sepse kështu forcojnë politikën e maqedonasve kundrejt “politikës së këtillë shqiptare”. Të gjitha lutjet dhe kërkesat për iniciativa të analizohen mirë, sepse nëse gabohet në këtë rrëmujë, të kuptohet drejtë se nuk zgjidhet asgjë, por do të rriten tensionet, tensione këto që shkaktojnë edhe mbingarkesa politike e herë-herë edhe lidhje të shkurtra problemore. Kujdes tensionit të lartë...