SHTOHEN KUSHTET, POR JO VIZAT
Këtë javë Komisioni Evropian i dorëzoi në Bruksel ministrit tonë të Jashtëm, Lulzim Basha, udhëzuesin që përmban kushtet që duhet të plotësojë vendi i ynë, në mënyrë që qytetarët e Shqipërisë të lëvizin lirshëm në vendet e BE-së. Pikat kryesore që duhet të përmbushen janë: dokumentet e identifikimit në standardet e BE-së, kontrolli i kufijve dhe imigracioni ilegal. Pak muaj më parë ish-kryetari i këtij komisioni, Fratini, tha se në muajt e parë të vitit që vjen, shqiptarët do të qarkullojnë lirshëm në BE. Duke qenë se çështja e qarkullimit të lirë dhe izolimi i shqiptarëve është një çështje që ka dekada që pret një zgjidhje, sa mendoni se tashmë BE ka thyer stereotipin e saj për shqiptarët dhe se sa të suksesshme kanë qenë qeveritë shqiptare për të përmbushur detyrimet në lidhje me këtë çështje?
Ky lajm, në fakt nuk përbën fare kurrfarë lajmi, së paku nga këndvështrimi i interesave tona imediate si qytetarë të këtij vendi. Nuk jemi as një pëllëmbë më lart nga pozita, ku ishim një vit apo edhe ca muaj më parë, nga pika pra, ku na gjeti e na la zoti Fratini në vizitat e tij në Shqipëri. Asgjë nuk ka luajtur as nga komentet tona lidhur me ato vizita asokohe. Të gjitha janë të botueshme njëlloj edhe sot. Nëse s’më besoni, keni edhe një dëshmi krejt konkrete, që mund të shihet me sy të lirë. Mjafton të kaloni njëherë tek kangjellat e çelikta të konsullatës greke, apo edhe tek rrugica e konsullores italiane mu para Televizionit Publik shqiptar. Do të shikoni që trotuari atje para, zien nga njerëzit që lëvrijnë e të ofrojnë lloj-lloj formularësh. Qysh nga koha kur erdhi e iku zoti Fratini pra, gjendja jo vetëm që nuk është qetësuar, dhe ndërmjetësit që ofrojnë shërbime plotësimi dokumentesh e aplikimesh për vizë jo vetëm që nuk janë pakësuar, por përkundrazi janë shumuar dhe konkurrenca mes tyre është ashpërsuar dukshëm.
***
Në këtë rast të fundit, ja si e perceptoj unë këtë ndodhinë e re në Bruksel, kur ministrit tonë të Jashtëm në vend të ndonjë lajmi mbi lehtësimin i lëshuan në duar një dosje kushtesh, për t’u plotësuar. Për mua ajo ngjan më tepër me një lloj shpulle që i jepet njerëzve në gjendje të fikti, dehje apo dalldie, njerëzve pra që kanë humbur vetëdijen apo sensin e saj, për t’i zgjuar e sjellë në vete.
Gjesti i Komisionit Evropian për t’i lënë ministrit tonë të Jashtëm, Basha, diçka në dorë, flet së paku për tri gjëra:
Së pari, ajo përbën një demonstrim pikërisht të asaj që ja kishim frikën: bindjes së BE dhe anëtarëve të saj se Shqipëria nuk është akoma gati për të prekur (pa le pastaj shijuar) një nga frytet e pritura nga gjithë këto vite pritje e zgurdullimi të syve para sporteleve konsullore. A është apo jo kështu e vërteta dhe a duhet që KE-ja ta lexojë ndryshe situatën në Shqipëri dhe t’i shpërblejë pak më mirë shqiptarët, kjo është një tjetër çështje. Por ama duket se hë për hë ky është perceptimi i saj mbi punët dhe ne do të ishim ose naivë ose mashtrues nëse e paraqesim ndryshe.
E dyta, para se të jetë ndonjë njohje meritash qeverisje, kjo është një lloj kambane që bie për tërhequr pak vëmendjen e shtetarëve tanë. Portretet e të cilëve gjithnjë e më shumë po iu ngjajnë njerëzve që kalojnë rrugës me kufje “i-pod”-i në vesh. Të cilët edhe kur kalojnë mes rrugicës më të mjerë të një getoje, edhe tek shkelin mes njerëzve që zvarriten për të lypur, nuk e ndajnë buzëqeshjen nga fytyra e lumtur. Ata qeshin dhe ruajnë ritmin që dikton muzika e veshit. Ajo muzikë që e dëgjojnë vetëm ata, ekskluzivisht dhe askush tjetër. Prandaj edhe ne çuditemi që ata këndojnë tra-la-la me vete. S’duhet të çuditemi. Ata janë krejt në rregull me tra-la-lanë e tyre. Nuk janë në rregull vetëm me ne dhe me standardet e BE-së. Karta e Kushteve pra s’është gjë tjetër veçse një rreshtim i detyrave të pakryera e të patrajtuara sinqerisht e seriozisht nga qeveria jonë. Është një lloj kujtese që komisioni ka mekanizmat e veta të monitorimit dhe vlerësimit dhe nuk preket dhe nuk ndikohet shumë nga pozat “e ashpra” apo fjalimet boshe për “zero tolerancë”. Ato le t’i hamë unë e ti, le t’i hajë gjithë populli shqiptar po të dojë, po jo ne duket se thotë BE-ja.
E treta, kjo nuk mund të mos jetë edhe një si lloj dushi tallës për trashësinë që BE-ja konstaton tek shumë nga shtetarët tanë. Të cilët duket se nuk i kuptojnë për kiamet vërejtjet e saj të përsëritura orë e çast me gojë. Ato vërejtje të njohura tashmë, lidhur me vonesën në pajisjen me pasaporta të sakta “biometrike” (se ne kështu kalojmë nga hiç-pasaporta, në pasaporta direkt “biometrike”), lidhur me treguesit për trafiqe, për krim e korrupsion, për shtet ligjor ku ekzekutivi qendror mban vendin e vet e nuk i ndërhyn vendorit, gjyqësorit, apo Shërbimit Informativ, ku Parlamenti ruan pjesën e vet e nuk i ndërhyn kompetencës së Presidentit etj. Këtë e thonë përditë zyrtarët e BE-së, në vizitat që bëjnë nëpër zyrat e podiumet tona, në seminare e konferenca, në intervista para mediave e gazetarëve, në pritjet e përcjelljet që iu bëjnë zyrtarëve tanë, kudo pra ku vërejtjet mund të thuhen me gojë. Tani zoti Basha u shfaq sërish në Bruksel përpara tyre. Sërish ia thanë rezervat me gojë, nëpër takime. Sërish ai duhet të ketë folur për të drejtën e shtetasve të këtij vendi për të lëvizur lirshëm nëpër botë, ndërkohë që qeveria “është duke përfunduar” (kështu thuhet zakonisht), këtë e atë punë, etj. Sërish zyrtarët kanë parë se me gojë s’ia dalin dot. I doni patjetër me shkrim? Po mirë, urdhëroni një dosje ku i keni të gjitha të shkruara. Edhe njëherë nga e para! Kjo është pakëz si tallje apo jo.
Dhe gjendja do të ishte edhe më për ibret në se e gjithë kjo, të shitej tani si një rezultat i qartë nga vizita në Bruksel. S’është veçse një ... “shpullë e qartë!”.
Në mbledhjen e kësaj jave, Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për ngritjen e parqeve industriale në Shëngjin, Koplik, Spitallë në Durrës, Shkodër, Elbasan dhe Vlorë. Sipas këtij vendimi, këto zona do t’i lihen për menaxhim sektorit privat. Cili është komenti juaj?
Edhe për këtë jemi lodhur së foluri ndër këto vite të tranzicionit. Sepse çështja e “zonave të posaçme nxitëse” në Shqipëri ka një histori të gjatë. Në botë, vetëkuptohet edhe më të gjatë. Madje, me thënë të drejtën, tek ne kjo modë, ashtu si të gjitha modat që Shqipëria tenton t’i kopjojë me patjetër jo kur kanë efekt, por atëherë kur ne i “zbulojmë” ato, erdhi pasi bota ... e kishte nxjerrë atë nga moda. Sidoqoftë, në atë kohë të fillim-tranzicionit, në kushtet e ekonomisë së ndryshkur shqiptare, ajo kishte ende kuptim e mund të ofronte diçka shtesë. Ashtu si të gjithë ne vishemi pa u marrë dhe aq shumë me “trendin e sezonit” edhe ekonomia shqiptare - sidomos portet e braktisura e oborret e ndryshkura të ish-kombinateve, mund të hidhnin përsipër me plot efekt mantelin e “zonave të posaçme”. Të cilat, me favoret e posaçme ligjore e komerciale që supozohej se do të ofronin, patjetër që do t’i shërbenin heqjes së ndryshkut në një kohë të shkurtër. Kjo punë atëherë nuk u bë dhe me gjithë kostot, buxhetin e angazhuar, ligjet e aktet ligjore të prodhuara, madje edhe institucionet e ngritura e të trajtuara me rroga e me dieta për vite të tëra – nuk prodhuan absolutisht as një zonë të vetme të lirë. Përdora këtë term “zonë e lirë” jo, sepse është e njëjta gjë me “zonat industriale” (një listë dallimesh tekniko-juridike mund të rreshtohet gjithnjë në raste të tilla, pa sjellë ndonjë gjë esenciale në diskutimin tonë), por sepse kjo ka qenë edhe më e njohura për publikun. Me këtë rast publiku e ka më të lehtë të kujtojë që, qysh në vitin 1996 pra 12 vjet më parë (rinovuar pastaj e “blinduar” më tej në 2001) kishim edhe një ligj për zonat e lira, edhe disa vendime të qeverisë madje edhe një instancë të lartë dedikuar tërësisht asaj “pune”: quhej Enti i Zonave të Lira! Më vjen çudi që sot mbas kaq vitesh që kur ky institucion sillej vërdallë, askush nuk pyet më se ç’u bë vallë me Entin e Zonave të Lira në Shqipëri? Ku shkoi ai dhe ligji i tij? Dhe mbi të gjitha: cila është qoftë edhe një e vetme Zonë e Lirë që prodhoi ky program i shitur atëherë si shumë modern e ambicioz e me të ardhme. Një tip frymëzimi që në fakt në fakt, na pat zënë kryesisht nga njohja me sukseset e Azisë Juglindore! Kujtuam se zbuluam një ilaç magjik.
***
Pa qenë nihilist ndaj larmisë së formave që ofron bota (në rrethanat e me kararin e caktuar), duhet të them se edhe në këtë rast, në thelb s’kemi veçse një reagim tipik të sjelljes sonë shqiptare: preferencën entuziaste ndaj çdo gjëje “me pak punë” dhe “me efekt të fortë e të shpejtë”. Është pikërisht ky mentalitet e ky sens i “suksesit të kollajshëm” i “shkopit magjik” e i “pasurimit të shpejtë”, ai që na zhyti thellë e më thellë edhe në llucën e piramidave (babëzia e grabitjes së tyre erdhi vetëm më vonë, madje kryesisht gjatë rënies e likuidimit të tyre).
Format e termat mund të përzgjidhen ndryshe. Ja fjala vjen kësaj here qeveria jonë, duke dashur të fshijë nga kujtesa çdo lidhje me format e dështuara, ka sjellë mbi tryeza një term të ndryshuar: “zona industriale”. Që në fakt s’është veçse njëra prej formave të njohura të zhvillimit favorizues. Sepse fjala është gjithmonë për të njëjtën familje formash: disa zona, që veçohen (së paku grafikisht mbi hartë) nga pjesa tjetër e territorit të vendit, dhe mbi të cilat pastaj zbatohet një regjim favorizues fiskal, administrativ apo edhe oferte mbi truallin, për bizneset që do ta zhvillojnë dhe ato që do të lëvizin e operojnë mbi të.
Historia sa më lart, por edhe plot arsye të tjera, më bëjnë të besoj se edhe çështja e “zonave industriale” në Shqipëri nuk del dot jashtë kësaj kornize të përgjithshme vlerësimi, që nga procesi i ngritjes, e deri tek funksionimi e marrja e efekteve. Po aq arsye kam të besoj edhe që ky “dështim historik” me zonat e lira, nuk është se nuk njihet nga kryeadministratorët e sotëm. Njihet që ç’ke me të. Unë besoj madje që ata sot, ndryshe nga “hera e parë” e qeverisjes, tani zor se besojnë edhe vetë në ndonjë efekt spektakolar në terma prodhimi e eksporti.
Po përse atëherë akoma dëshmohet kjo vëmendje e posaçme për zona të posaçme? Mendoj se ky “interesim i ri” dhe “programi i ri” për zonave industriale, shefit ekzekutiv sot i duhet për diçka krejt tjetër. Për t’u përdorur si realizim e si certifikatë funksionimi të strategjisë “Shqipëria 1 euro”. E cila duket se ka cofur si realitet dhe ka ngelur vetëm si shpallje elektorale. Nëse ju i pyesni se ku dreqin konsiston realizimi i asaj që u shpall si motor i investimeve të huaja pra “Shqipëria 1 euro”, përgjigjja do të jetë: Ja, sapo kaluam një akt me plot “zona industriale”. Që më vonë, kryesisht për shkak të emrit që iu kemi vënë, do të mbushen patjetër me industri.
***
Po cili është në fund të fundit, mendimi im lidhur “me trajtim të posaçëm” dhe a mund të pritet ndonjë “zgjidhje e posaçme” prej tyre? Një pjesë të mendimit e thashë më lart drejtpërdrejt. Një pjesë tjetër gjendet e shpërndarë nëpër frazat indirekt. Përmbledhtas mund të them se unë kam qenë një nga entuziastët e parë (të viteve ‘93-‘94), të formave të tilla. Dikur edhe mua më pat “zënë“ historia e suksesit të shpejtë aziatik. Të cilën e hodha edhe në shtyp si punë platforme për debat. Vite më vonë kisha hequr dorë plotësisht prej saj. Pse? Sepse kuptova që një zonat e posaçme funksionojnë vetëm në shtete me sens e me traditë të fortë në zbatimin e ligjit. Vetëm në shtete me administrata të forta e me nivel profesional. Në vende me rreshtim të lartë anti-evazion, anti-informalitet e anti-korrupsion. Në vendet ku ka më pak trafiqe, krim e kapje të shtetarëve.
E dyta, kërkimi për zgjidhje të posaçme mes “zonash të posaçme” vjen jo pasi kupton se nuk bën dot ekonomi e zhvillim normale në territorin normal e kushtet normale. Por pasi ke bërë gjithçka mirë e ke arritur funksionalitet të plotë në administrimin e normalitetit jashtë zonave. Rezerva jonë më e madhe nuk qëndron në veçimin e dy apo tre terreneve për t’iu vënë nga një tabelë “industriale”, por mbi të gjithë territorin e vendit. Atje ku njerëzit kanë dekada tashmë që me sakrificë i kanë dhënë formë e jetë bizneseve të tyre. Ata janë atje në kërkim të klimës së biznesit, të informimit e transparencës së plotë, të barazisë e luajalitetit në trajtim, të furnizimit të rregullt me “utilitete”, të infrastrukturës funksionale, të administratës së përgjegjshme e shërbyese. Nëse një qeveri nuk arrin dot të kompletojë e të ndjekë zbatimin deri në fund të ekonomisë normale, nëse edhe në këtë terren normal ka ende konflikte mbi kompetencat, mbi modalitetet e mbi procedurat, në se ka kaq diskrecion e kaq arbitraritet sa që biznesi nuk orientohet dot e proteston pareshtur, atëherë më mirë mos u merr fare me “zonat e posaçme”. Lëre atë punë e bëj punët e përditshme. Plotëso ligjet e kërko që ato të zbatohen gjer në fund e njëlloj për të gjithë. Në një vend pa karta identiteti e pa kasa regjistrimi ndër banakë, pa adresa shtëpish e pa sahate të harxhimit të korrentit, zonat e posaçme s’mund të jenë tjetër veçse probleme të posaçme.
Në javën që kaloi, fqinji ynë lindor, Maqedonia, zhvilloi zgjedhjet e përgjithshme. Në këtë zgjedhje partia që fitoi është VRMNO-DPMNE e Nikola Gruevskit, parti e cila gjatë fushatës premtoi se nuk do të lëshonte pe në çështjen e emrit të saj në bisedimet me Greqinë. Ndërkohë në kampin shqiptar, zgjedhjet u shoqëruan me incidente dhe partitë shqiptare dolën me numër të barabartë deputetësh. A mund të na komentoni këto zgjedhje dhe efektet e tyre në popullsinë shqiptare dhe në rajon?
Kam frikë se nuk jam edhe aq “i prerë” për fushën e politikës rajonale. Natyrisht që zgjedhjet në një vend fqinj, si qytetar më kanë interesuar. Si shqiptar gjithashtu, për shkak të rolit e peshës që ka faktori shqiptar në rastin e Maqedonisë. I kam ndjekur pra me interesin përkatës zhvillimet e fundit dhe ndaj pothuajse të njëjtin shqetësim me ju, me aq sa lexohet nga pyetja juaj. Më shkoqur pra, duket se fitorja e Gruevskit është edhe një lloj “referendumi” popullor në këtë vend, kundër këmbënguljes greke për t’i ndërruar emrin fqinjit tonë lindor, ndërkohë që gjithë bota, me shprehjen “do të shkoj ca ditë në Maqedoni” p.sh., nuk është se kupton ndonjë vizitë në territorin apo qytetet e Greqisë, po ka parasysh sigurisht Shkupin, Tetovën Bitolën a Gostivarin.
Nuk di të them shumë për ndonjë cen të qeverisë aktuale “Gruevski” lidhur me organizimin e zgjedhjeve dhe ndikimin e tij në acarimin e nervozizmin e partive shqiptare atje. Informacionin apo denoncimet për këtë le t’i presim nga njerëzit që shohin e veprojnë atje. Por sidoqoftë, ta them pa doreza, mua më shumë se çdo gjë tjetër, është pikërisht sjellja politike e eksponentëve politikë shqiptarë ajo që më ka lënë shijen më të hidhur nga këto zgjedhje.