Përfundoi faza e parë e dezisenktimit në Gjilan

Gjilan, 1 gusht – Të dielën ka përfunduar dezinfektimi i te gjitha objekteve shkollore si dhe dezinsektimi hapësinor i komunës së Gjilanit. Zëdhënësi i Komunës, Shefik Surdulli ka thënë të dielën se ka përfunduar faza e parë treditore e dezinsektimit hapësinor të qytetit, sidomos e zonave më të prekura nga kundërmimi dhe mushkonjat në lagjen “Zabeli”, në lumenjtë Mirusha, Stanishori dhe te Banja. Surdulli ka shtuar se është bërë edhe dezinsektimi në fshatra, si dhe dezinfektimi i të gjitha shkollave të qytetit dhe atyre në fshatra, në mënyrë që ato të jenë me kushte sa më të mira higjienike para fillimit të vitit të ri shkollor.
Ndërkaq, Xhemajl Salihu, drejtor i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Siociale, ka thënë se aksioni ka ecur mirë dhe janë realizuar objektivat e fazës së parë për eliminimin e insekteve, sidomos të mushkonjave. Sipas tij, qёllimi i këtij projekti ёshtё qё tё krijohet ambient i pastër dhe i shëndoshë pёr nxёnёsit dhe personelin mësimor. Ai ka treguar se dezinsektimi hapësinor do tё bëhet nё tri faza, kurse distanca nё mes të fazave do tё jetë dy javё.