E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përfundoi takimi Tadiq – Josipoviq

Nga Express më 01 shtator 2011 në ora 19:12

Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, dhe ai i Kroacisë, Ivo Josipoviq, sot pasdite e kanë mbajtur një takim, i cili ka zgjatur afro një orë.

Nuk janë dhënë detaje të tjera.

Presidenti i Kroacisë, Josipoviq, sot ka deklaruar se është normale që në raportet e Serbisë dhe Kroacisë të ketë ngritje dhe rënie, dhe se vazhdimisht duhet të insistohet në përmirësimin e marrëdhënieve ndërnjerëzore.

“Krimet nga e kaluara nuk guxojmë t’i harrojmë. Për këtë ekzistojnë gjykatat. Në ne që e udhëheqim politikën është që të ndërtojmë ura të miqësisë”, tha Josipoviq, në vendin Shid në Vojvodinë, gjatë takimit me pjesëtarët e komunitetit kroat. /rel/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›