Përfundojnë hetimet, në gjykatë të arrestuarit e Hipotekës
Përfundon hetimi, dërgohen në gjykatë të arrestuarit e Hipotekës. Dosja për ta është dërguar në gjykatë nga ku më pas, konkretisht në përfundim të pushimeve dhe me nisjen e punës në muajin shtator, do të hidhet në short që të gjykohet. Mes të pandehurve janë 3 zyrtarë të Hipotekës dhe një efektiv i SHKB-së. Për tre zyrtarët dhe efektivin e SHKB-së rëndojnë akuzat e “korrupsionit pasiv” dhe “shpërdorimit të detyrës”. Sipas prokurorisë, zyrtarët Enton Babameto, Artan Mehmeti, Ramiz Hyka dhe ish-oficeri Dali Hakorja tjetërsonin pronat në mënyrë të paligjshme, duke shfrytëzuar pozicionin e punës në Hipotekë. Gjatë operacionit të policisë, tre zyrtarët, oficeri i SHKB-së dhe dy sekserë janë vënë në pranga për tjetërsim të një sipërfaqeje prej 14 mijë metrash katrorë, e cila gjendet pranë pallatit me shigjeta, aty ku dhe banon komuniteti rom. Sipas burimeve, me ndihmën e tre specialistëve të Hipotekës, Hakorja kishte mundur të “rregullonte” për veten e tij sipërfaqen, duke certifikuar pronësinë mbi truallin ku banonte komuniteti rom. Por, infiltrimi i agjentëve të policisë hodhi dritë mbi gjithçka ndodhte në brendësi të Hipotekës në tjetërsimin e pronave, kundrejt shumave të konsiderueshme eurosh.
Hetimet, akuzat
Në hetimet dymujore janë regjistruar telefonata me tekste të tilla si “Shef, e mbylla atë punë”, ose “E shleva detyrimin, jemi në rregull”, ose “Mbaroi”, çka përbënte bazën e survejimeve të mëtejshme nga ekspertët dhe infiltrimit të tyre tek punonjësit e Hipotekave. Specialistët e policisë u kanë kërkuar punonjësve të Hipotekave dosjet në fjalë, gjoja për të verifikuar të dhëna krejt të ndryshme dhe ndërkohë dilnin në pah falsifikimet dhe mashtrimet. Policia e Shtetit njoftoi se arrestimi i tyre u bë mbi bazën e vendimeve të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë të datës 26.02.2008, e cila kishte vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për veprat penale të “korrupsionit pasiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “falsifikim dokumentesh” dhe “ushtrimit të ndikimit të paligjshëm të personit që ushtron funksione publike”, të kryera në bashkëpunim të parashikuara nga nenet 244, 245/1, 186, 190 dhe 25 të Kodit Penal. Policia tha se “gjatë kontrollit të banesave të personave të mësipërm, u gjetën 13 vula të institucioneve të ndryshme, si Hipotekë, bashki, noter, avokat etj., dokumente shkresore që implikohen plotësisht në aktivitetin kriminal”.
Përgjimet
Plot dy muaj zgjatën hetimet e policisë në lidhje me veprimtarinë e këtij grupi. Ekspertët kishin regjistruar telefonata, ku përmendeshin fraza si “Shef, e mbylla atë punë”, ose “E shleva detyrimin, jemi në rregull”, mbi të cilat më tej u mundësua survejimi i mëtejshëm nga ekspertët dhe infiltrimi i punonjësve të policisë tek punonjësit e Hipotekave. Specialistët e policisë u kanë kërkuar punonjësve të Hipotekave dosjet në fjalë, gjoja për të verifikuar të dhëna krejt të ndryshme dhe ndërkohë dilnin në pah falsifikimet dhe mashtrimet. Për dy muaj gjithçka u mbajt e fshehtë, deri në marrjen e fletë-arresteve prej gjykatës.
Të pandehurit
Enton Babameto
Artan Mehmeti
Ramiz Hyka
Dali Hakorja
Akuzat
“Korrupsion pasiv”
“Shpërdorim detyre”
“Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”
“Falsifikim dokumentesh”
“Ushtrim i ndikimit të paligjshëm të personit që ushtron funksione publike”