Selman Lala: E vrava gruan në gjendje të dehur, jam i penduar
Pranon krimin e kryer tri ditë më parë, madje duke shprehur pendesë për veprimin e kryer. Me gjithë pendesën e shprehur para togave të zeza, gjyqtarja e gatshme ka vendosur në përfundim të seancës të lërë në burg 79-vjeçarin Selman Lala. Seanca e caktimit të masës së sigurisë është zhvilluar paraditen e djeshme në Gjykatën e Tiranës, ku i moshuari ka shpjeguar motivin e vrasjes së të shoqes, 76-vjeçares Sofie Lala. “Kam qenë i dehur në momentin që kam kryer krimin dhe jam i penduar për atë që kam bërë”, - mësohet të jetë shprehur para gjyqtares i akuzuari për vrasjen e të shoqes, duke shtuar se “gruaja ishte duke më folur si gjithmonë për faktin që pija”. Madje, ky mësohet të ketë qenë edhe shkaku i acarimit të plakut në ato momente dhe shkrehja e çiftes në drejtim të gruas së tij, Sofies. Pasi ka dëgjuar deklarimet e të akuzuarit dhe kërkesën e palës mbrojtëse, gjykata ka vendosur të lërë në fuqi masën e kërkuar nga prokurori, përkatësisht “arrest me burg” deri në përfundim të hetimeve për ngjarjen.
Ngjarja
Tri ditë më parë, në afërsi të varrezave të Sharrës, i moshuari 79-vjeçar Selman Lala ka qëlluar me armë zjarri, çifte që e kishte me leje, gruan e tij Sofien. Në momentin që ka kryer krimin, mësohet se Lala ka qenë në gjendje të dehur, krejtësisht i papërgjegjshëm për atë që kishte kryer. Nuk ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes dhe pas arrestimit ka pranuar kryerjen e krimit të rëndë. Shkaku i grindjes që u pasua me vrasje ka qenë gjendja e dehur e të shoqit dhe fjalët që i ka thënë viktima mbi faktin që pinte. Në këtë moment grindjeje për pijen, Selman Lala ka rrëmbyer një armë që e mbante me leje dhe ka qëlluar në drejtim të gruas duke e lënë të vdekur në vend. Nga deklarimet e fqinjëve që e njihnin viktimën dhe autorin, mësohet se fatkeqësitë e kanë ndjekur prej vitesh të moshuarin Lala. Shumë vite më parë i vdiq gruaja e parë, duke i lënë dy fëmijë. Pasi është martuar me Sofien, familja është shtuar edhe me fëmijë të tjerë, ndërkohë që pak kohë më pas, në një aksident gjatë punës në hekurudhë, do të humbiste jetën djali i madh. Pas kësaj humbjeje mësohet se Selman Lala nuk e ka marrë veten, duke shtuar dita-ditës dozat e alkoolit që konsumonte. Fëmijët dhe e shoqja i flisnin shpesh për konsumimin e pijeve alkoolike, duke shkaktuar shpesh grindje e zënka në familje, derisa e njëjta situatë është paraqitur edhe ditën kur vrau me çifte bashkëshorten e tij.