E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perfundojne luftimet ne Kabul te Afganistanit

Luftimet në Kabul të Afganistanit kanë përfunduar rreth 18 orë, pasi talebanët filluan sulmin e tyre. Zyrtarët vendas bënë me dije se të paktën 33 persona humbën jetën përfshirë dhe një oficer policie, ndërsa më shumë se 30 të tjerë mbetën të plagosur. Sulmë janë regjistruar dhe në krahinat Logar, Paktia dhe Nangarhar. Nga sulmet janë prekur dhe ambasada të huaja, selia e NATOS dhe parlamenti afgan. Autoritetet vendase kanë bërë me dije se kanë arrestuar dy persona të armatosur, të cilët morën peng disa punëtorë ndërtimi. Talebanët thanë se sulmet ishin një përgjigje ndaj forcave të NATO-s se kryengritja e tyre ishte e dobët . Pas 18 orë luftimesh autoritetet vendase kanë vënë në dyshim aftësine e forcave afgane të sigurisë për të mbajtur sigurinë në vend pa ndihmën e trupave të huaj. Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se sulmet kanë shkatërruar besimin e afganëve, pasi kryengritësit treguan edhe një herë se mund të sulmojnë në qendër të Kabulit. Luftimet kanë ngritur dhe shqetësimin në lidhje me sigurinë, ndërsa NATO përgatitet të tërheqë trupat nga fundi i vitit 2014 dhe të dorëzojë përgjegjësinë tek forcat afgane.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›