E Diel, 1 Nëntor 2026

Sarkozi premton rritje ekonomike Hollande kryeson sondazhet

Vetëm një javë para raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale në Francë kandidatët kanë përqendruar fushatën e tyre në kryeqytetin e vendit. Duke iu drejtuar mbështetësve të tij në Paris, presidenti Nikolas Sarkozi i premtoi francezëve rritje ekonomike, nëse ai rizgjidhet në krye të Elizeut . Place de la Concorde është një vend ku konservatorët francezë gjithnjë kanë festuar tubimet e tyre. Fjalimi 40 minutësh i Sarkozisë bëri thirrje për patriotizëm, duke përmendur dhe emrat e udhëheqësve francezë si Napoleoni apo Charles de Gaulle. Sarkozi bëri thirrje për një model të ri social. Kandidati socialist Fransua Hollande u tha mbështetësve të tij se ishte koha për ndryshim por nuk bëri asnjë sulm personal ndaj Sarkozisë.
“ Pse të vazhdojmë atë që është e dështuar? Pse të vazhdojmë të shkojmë në drejtim të gabuar? Ne duhet të kthejmë faqe. Franca nuk ka falimentuar, por udhëheqësit e saj po”- tha Holande para mbështetësve të tij.
Tubimet e dy kandidatëve u mbajtën në njëjtën kohë. Sondazhet bëjnë me dije se pavarësisht përpjekjeve të shumta të presidentit Sarkozi, Hollande kryeson në raundin e pare të zgjedhjeve me dhjetë pikë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›