E Diel, 1 Nëntor 2026

Breivik sfidon gjykaten Nuk njoh autoritetin e saj

Vijon gjyqi për Andres Behring Breivik , autori i masakrës së 22 korrikut në Oslo të Norvegjisë. Ai akuzohet për vrasjen e 77 personave, ndërsa ka pranuar sulmet para trupit gjykues, por jo përgjegjesine penale.

Veshur në një kostum të errët, Breivik buzëqeshi kur hyri në sallën e gjyqit e më pas përshendeti me një grusht të mbyllur ."Unë nuk i njoh gjykatat norvegjeze Ju keni marrë mandatin tuaj nga partitë politike që mbështesin multikulturalizmin unë nuk e pranoj autoritetin e gjykatës"-tha Breivik. Gjatë leximit të emrave të viktimave Breivik nuk tregoi asnjë emocion

Ai përballet me 21 vjet heqje lirie, ndërsa prokurorët bëjnë me dije se dënimi i tij mund të zgjatet edhe më shumë. Gjykimi për Breivik do të zgjasë 10 javë dhe prokurorët pritet të përshkruajnë një tablo të detajuar se si Breivik planifikoi vrasjet masive.
Gjatë leximit të emrave të viktimave nga trupi gjykues Breivik ka filluar të qaje ndërsa prokurorët kanë treguar detajet në ditën e sulmit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›