E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përfundojnë në lumë qepët e famshme të Devollit

Krahina e Devolli njihet për cilësinë e qepëve që prodhon. Por, fermerët e kësaj zone kanë hedhur prodhimet e tyre në lumë pasi qepet u kalbën dhe nuk u shitën. Sipas fermereve politikat bujqësore janë në disfavor të tyre 

DEVOLL-Fermerët e Devollit kanë hedhur tonelata të tëra prodhimesh bujqësore në lumin me të njëjtin emër, ndërsa akuzojnë shtetin për politikat bujqësore në disfavor të tyre. Situata e pazakontë e këtij viti për fermerët e rrethit të Devollit duket se iu ka kushtuar rëndë këtyre të fundit. Rreth 200 ton qepë të prodhuara kryesisht në fshatin Miras të këtij rrethi, janë duke u dekompozuar, ndërsa sasi të konsiderueshme të tyre janë hedhur në brigjet e lumit Devoll. Pavarësisht kërkesave të fermerëve të kësaj zone pranë Drejtorisë së Bujqësisë për ti mbështetur në këtë dështim të tyre në këto përmasa gjendja ka mbetur e njëjtë me asnjë reagim nga drejtoria në fjalë. Madje ata thonë se janë të detyruar që prodhimin dhe punën e një viti ta hedhin në lumin Devoll pasi qepa e tyre tashmë nuk shitet. 1 kg qepë kushton deri dhe 10 lekë, ndërsa blerësit mungojnë ndonëse prodhimi ka qënë cilësor. Për kamerën e NEWS 24 banorët e fshatit Miras që njihet për qepët e famshme të kësaj zone thonë se ka hedhur sasi të shumta qepë më lumë, ndërsa ka shitur në fillim të stinës së dimrit vetëm disa kilogram qepë duke mos mundur të marë shpenzimet që ka kryer për këtë prodhim. Situata duket e rëndë ndërsa falimentimi në masë i femerëve është duke i nxitur ata të mos përsëritin të njëjtin gabim që do të thotë që për këtë vit të mos mbjellim më qepë, një nga produktet e tyre kryesore, ndonëse e njëjta vështirësi është përsëritur edhe me prodhime të tjera si mollët, patatet etj,.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›