E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shfrytëzoi të miturën prostitutë, ekstradohet

 

TIRANE- Një 37-vjeçar nga Roskoveci i Fierit është ekstraduar dje nga Greqia, pasi ishte shpallur në kërkim prej vitit 2005 nga drejtësia shqiptare për shfrytëzim prostitucioni. Sipas burimeve nga policia, mësohet se Interpoli ka sjellë në pranga nga Athina, Neritan Cjapin, i dënuar në mungesë me 10 vjet burg. Gjykata e Fierit, në vendimin e datës 28 prill të vitit 2005, e ka deklaruar fajtor Cjapin për akuzën e "shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese". Sipas vendimit të gjykatës mësohet se në vitin 1997, në fshatin Marinëz, Neritan Cjapi ka mashtruar një 18-vjeçare me iniciale S.M., duke i thënë që do e merrte me vete në Greqi dhe kur të shkonin atje ai do të ndahej nga gruaja dhe do jetonte me të. Vajza është gënjyer dhe ka pranuar të shkojë me Cjapin në Greqi dhe menjëherë për të kanë nisur torturat. Nëpërmjet kërcënimeve dhe dhunimit fizik nga Neritan Cjapi, S.M. është detyruar që të ushtrojë prostitucion në rrugët e Greqisë. Më pas, vajza e mitur, pasi ka punuar disa muaj për të edhe në Itali, ka arritur që të largohet dhe të njoftojë policinë e më pas të kthehet tek familja e saj, të cilët kanë denoncuar Cjapin për shfrytëzimin e së bijës për prostitucion.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›