Përfundon Samiti Turqi-Pakistan-Afganistan
Samiti tresh Turqi-Pakistan-Afganistan u organizua nga Presidenti turk Abdullah Gyl.Në samit u theksua bashkëpunimi i vendosmërisë dhe informacionit në luftën kundër terrorizmit, një nga problemeve më të mëdha të rajonit dhe u mor vendim për kontributin që mund të japë Turqia në punimet e arsimit të Afganistanit dhe Pakistanit.Presidentët e 3 vendeve pas këtij takimi dolën përpara medias.Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai tha se do të kërkojë që Talibani të hiqet nga lista e terrorit të Kombeve të Bashkuara.Presidenti i Turqisë, Abdullah Gyl i vuri theksin rritjes si fillim të mirëqënies dhe qetësisë së popullit për luftën kundër terrorit.Gyl tha: "Ekziston e vërteta që vetëm me mënyra ushtarake nuk është e mundur që të kapercehen problemet në Afganistan. Përkrah punimeve ushtarake, besojmë se duhet bërë një përpjekje e madhe për të fituar zemrën e tërë popullit afgan".Ndërsa Presidenti i Pakistanit, Asif Ali Zerdari, në lidhje me gjendjen në rajon bëri një përmbledhje të tillë: "Ne ndjekim paqen dhe ky është një proces pafund".