E Diel, 1 Nëntor 2026

Militantët vranë katër policë afganë

Persona të armatosur kanë vrarë së paku katër policë afganë, gjatë një sulmi të ndërmarrë sot në jug të Afganistanit, ka njoftuar një zyrtar.

Sulmi u ndërmor kundër një postblloku në afërsi të drejtorisë së Ministrisë për çështje të Informimit dhe Kulturë në qytetin Lashkar Gah, kryeqytetin e provincës së Helmandit.

Daoud Ahmad, zedhënës i guvernatorit të provincës, theksoi se mbetet e paqartë se kush i ka vrarë policët. Ai theksoi se policët si duket kanë pasur vizitorë dhe theksoi se kanë filluar hetimet për të zbuluar se a është ndërmarrë sulmi me motive politike apo personale.

Militantët talebanë në vazhdimësi po sulmojnë forcat e sigurisë dhe zyrtarët, me qëllim që të minojnë qeverinë në Kabul, të mbështetur nga SHBA-ja.

Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, deklaroi në fillim të javës se ai do të angazhohet për heqjen e disa zyrtarëve talebanë nga lista e personave të kërkuar, të hartuar nga OKB-ja dhe se do të kërkojë përkrahje për planin e tij për pajtim.

Karzai theksoi se SHBA-ja dhe Europa përkrahin planin e tij për përkrahje me militantët, të cilët nuk kanë qenë të lidhur me Al Qaidën apo grupet tjera terroriste.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›