Ipeshkvi polak: Holokausti si i tillë, shpikje e hebrejve
Kjo deklaratë vjen dy ditë përpara 65-vjetorit të çlirimit të kampit të shfarosjes së polakëve, Aushvic, dita botërore e Holokaustit. "Nëse është e pamohueshme se shumica e të vdekurve në kampet e përqendrimit ishin hebrej, në listë ka edhe ciganë, polakë, italianë dhe katolikë", deklaroi ipeshkvi Tadeusz Pieronek në faqen Italiane. "Pra, nuk lejohet që ta bësh tënden këtë tragjedi për të bërë propagandë", vazhdoi ipeshkvi i dalë në pension, i cili ka qenë mik i papa Gjon Pali II, duke theksuar se nga pikëpamja historike nuk është e vërtetë se në kampet e përqendrimit vdiqën vetëm hebrej". "Ka patur shumë polakë, por kjo e vërtetë sot nuk dihet. Holokausti po përdoret si një armë për propagandë dhe për të arritur avantazhe shpesh të pajustifikuara ", vijoi më tej ai. "Hebrenjtë kanë mbështetje të madhe në shtyp, pasi kanë mjete të mëdha financiare, një pushtet shumë të madh dhe mbështetje pa kushte nga Shtetet e Bashkuara dhe kjo favorizon një lloj arrogance që e quaj të padurueshme. Sigurisht, e gjitha kjo nuk përgënjeshtron turpin për kampet e përqendrimit dhe absurditetet e nazizmit", u shpreh ai. Ai theksoi gjithashtu në artikull se me "Murin" e ndërtuar për të ndarë Izraelin nga Cisjordania e pushtuar, po kryhet një padrejtësi kolosale ndaj palestinezëve të cilët po trajtohen si kafshë dhe të drejtat themelore të të cilëve më e pakta janë shkelur. "Por, për këto fakte flitet pak pasi bashkëpunëtorë për to janë lobet ndërkombëtare", përfundon Pieronek, i cili kërkon që të krijohet një ditë përkujtimore edhe për palestinezët.