Rritja ekonomike/Shqipëria, me statistika mbi vendet e eurozonës
Sipas raportit të publikuar dy ditë më parë nga FMN, ekonomia shqiptare do konsolidojë pozitat drejt një rritje me 2.3%, më e larta krahasimisht, me vendet e rajonit dhe madje edhe të eurozonës
Ekonomia shqiptare, nisur nga kushtet makroekonomike, diktohet të ketë rritjen më të madhe ekonomike në perspektivën e 3 viteve të ardhshme në rajonin e ballkanit, por edhe në zonën euro. Raporti i publikuar vetëm dy ditë më parë i FMN-së parashikon me nota optimisten se Shqipëria dhe Kosova do të njohin rritjen më të madhe ekonomike në Ballkanin Perëndimor, por edhe në Evropën Qendrore dhe Juglindore. Përkatësisht Shqipëria do ketë rritjen ekonomike me 2.3% për vitin 2010-ë dhe Kosova 4.8%, duke konsideruar faktin se janë vende në zhvillim të vrullshëm. Tendenca e Prodhimit të Brendshëm Bruto, parashikohet të arrijë në 5% në vitin 2015-ë duke lënë mbrapa t5ë gjitha vendet fqinje për nga rritja ekonomike si Bosnje Hercegovina, ku FMN parashikon rritjen ekonomike 0.5%, Bullgarinë me 0.2%, Kroacinë me 0.2%, Estoninë me 0.8%, Hungarinë me rritje negative -0.2%, Letoninë me -0.4%, Lituaninë me -0.6%, por edhe fqinjin Maqedoninë, rritja ekonomike e të cilit, do të arrijë 2% për vitin 2010-ë, Mali i Zi -1%, Polonia mendohet të ketë një rritje ekonomike prej 2.7%, Rumania me rritje ekonomike 0.8%, Serbia 2%, ndërsa Turqia me rritjen më të madhe ekonomike prej 5.2%.
Dukshëm, Shqipëria le pas për nga rritja ekonomike edhe mjaft vende të eurozonës.
FMN parashikon se vendet e eurozonës, ndikuar fort nga kriza botërore, do kenë një ekonomi të frenuar, për vende si Gjermania e cila parashikohet të ketë një rritje ekonomike prej 2%, Franca 1.5%, Italia 0.8%, Hollanda 1.3% dhe Belgjika 1.2%. Ndërsa Greqia do jetë akoma edhe më mbrapa për nga rritja ekonomike në vlera negative me -2%.