E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mazhoranca është e gatshme të diskutojë çdo formulë

Komisioni i reformës zgjedhore, Tritan Shehu

Mazhoranca është e gatshme të negociojë çdo formulë për drejtimin e komisionit të reformës zgjedhore, ashtu dhe për kodin. Aq më tepër kur, sipas deputeti Tritan Shehu, ky propozim vjen nga aleatja, LSI.
“Mund të diskutohet çdo lloj propozimi që vjen nga gjithë harku politik shqiptar, patjetër dhe LSI që është pjesë e koalicionit qeveritar. Mazhoranca ka treguar dhe kur u formulua kodi zgjedhor aktual, në legjislaturën e kaluar që është krejt i hapur nga çdo lloj propozimi”, u shpreh deputeti demokrat, Tritan Shehu.
Por sipas deputetit Shehu, thelbësor në tërë këtë proces është bindja e opozitës për të bashkëpunuar.
“Opozita të heqë dorë nga bojkoti dhe të marr pjesë. E rëndësishme është që opozita të bëhet pjesëmarrëse në procesin e përmirësimit të kodit zgjedhor sipas rekomandimit të ODIHR dhe OSBE, në mënyrë që zgjedhjet e ardhshme lokale të shkohet me këto përmirësime dhe të realizohet një proces zgjedhor më i mirë se ai që u realizua në zgjedhjet e kaluara politike”- deklaroi ai.
Pak kohë më parë LSI, kërkoi ndryshimin e drejtimit dypartiak të komisionit të reformës zgjedhore dhe përfshirjen në të, të të gjithë partive brenda dhe jashtë parlamentare.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›