E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përfundon harta e vlerës edhe për komunat e përreth Tiranës

Përcaktohen vlerat për truallin, tokën bujqësore, livadhet dhe pyjet. Vlerat e truallit në komunat turistike të Tiranës, jo e shtrenjtë

Erald Kapri

Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ka hartuar edhe vlerën e tokës për të gjitha komunat rreth Tiranës, që janë pjesë e qarkut të kryeqytetit. Harta për qarkun e Tiranës ka përfunduar para disa vitesh, por me ndryshimet në tregun e tokës është parë i domosdoshëm rifreskimi i saj. Qeveria ka miratuar, me Vendimin e numër 139 të datës 13 shkurt 2008, çmimet e reja për vlerën e tokës. Komunat e qarkut të Tiranës kanë të llogaritur çmimin e truallit që përdoret për ndërtim, vlerën e tokës bujqësore, vlerën e livadheve dhe kullotave si dhe vlerën e pyjeve në këto zona. Ajo që duket në pamje të parë është se këto toka përreth Tiranës, ndonëse janë të lakmueshme për të investuar, kanë një vlerë të vogël në hartën e Agjencisë së Pronave, e cila shërben për dy qëllime kryesore. E para ka të bëjë me kompensimin financiar dhe fizik të ish-pronarëve dhe e dyta me shpronësime të mundshme që mund të bëjë qeveria në këto zona për ndërtime publike.
Harta e vlerës
Harta e vlerës për zonat përreth qarkut të Tiranë përfshin 17 komuna si dhe Bashkitë e Vorës dhe të Kamzës. Komuna e parë, Zall-Herri, ka një vlerë për truallin në vlerën maksimale prej 1.6 mijë lekësh të rinj, ndërsa vlera minimale është 1.1 mijë lekë. Logjika është e njëjtë edhe për tokën bujqësore, livadhet dhe pyjet. Sa më afër të jetë toka bujqësore, apo fshati afër qendrës së komunës, aq më e madhe është vlera e tokës si për tokën bujqësore, ashtu edhe për livadhet dhe për pyjet. Në komunën e Prezës vlera maksimale e truallit është 2 mijë lekë të rinj, ndërsa vlera minimale është dy herë më e vogël për këtë komunë. Në komunën e Petrelës vlera maksimale është 2.2 mijë lekë, ndërsa minimalja prej 900 lekësh. Në Bashkinë e Kamzës vlera maksimale e tokës është rreth 3 mijë lekë, ndërsa vlera minimale është 1.3 mijë lekë. Në Bashkinë tjetër, atë të Vorës, vlera maksimale e truallit është afërsisht 4 mijë lekë, ndërsa vlera minimale është 1.1 mijë lekë.
Kompensimi
Ndërsa janë hartuar hartat e vlerës për të gjithë vendin, është bërë një hap para me përcaktimin e procedurave të shpërndarjes së fondit prej 5 milionë lekësh për të gjithë subjektet e shpronësuara. Tashmë pritet që Këshilli i Ministrave të marrë vendim në lidhje me këtë procedurë, duke vendosur njëkohësisht nisjen e regjistrimit të të gjithë ish-pronarëve pranë AKKP-së. Kjo e fundit ka bërë të ditur se ky proces do të përfundojë brenda qershorit të vitit 2008. Nga ky fond prej 5 miliardë lekësh pritet të përfitojnë të gjithë ata ish-pronarë, të cilët nuk kanë përfituar asnjëherë kompensim nga qeveria.
Sipas projektvendimit, subjektet e shpronësuara, prona e të cilëve është e njohur e gjitha për kompensim dhe që nuk kanë përfituar nga kompensimet e mëparshme, të kompensohen, sipas radhës kronologjike të përcaktuara nga numri i vendimit sipas viteve. Vlera e kompensimit të jetë deri në 200 m2 të sipërfaqes së përcaktuar për kompensim, në bazë të çmimit të përcaktuar në hartën e vlerës së miratuar, sipas vendndodhjes së pronës që kompensohet. Ndërkaq, subjektet që kanë depozituar kërkesat e tyre në vitet 2006 e 2007 dhe vërtetojnë kryerjen e pagesës, nuk paguajnë tarifën e aplikimit për vitin 2008. Subjekti duhet të plotësojë dhe të paraqesë, pranë zyrës së AKKP-së në qendër, dokumentacionin e plotë. Në këtë dokumentacion përfshihet kërkesa për kompensim financiar, sipas një formulari model, deklaratën për pranimin e kritereve për kompensim sipas vendimit përkatës së Këshillit të Ministrave dhe kushte të tjera që lidhen me kriteret. Po ashtu, vendimin e Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, ose Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, për njohjen dhe kompensimin e pronës, së bashku me plan-vendosjen përkatëse, dëshminë e trashëgimisë, prokurën e posaçme, të nënshkruar nga të gjithë trashëgimtarët e ligjshëm, si tagër mëse i nevojshëm të jetë edhe e drejta për të tërhequr vlerën financiare në emër të subjektit të shpronësuar. Në vazhdim subjekti duhet të dorëzojë fotokopjen e noterizuar të dokumentit të identifikimit (letërnjoftim, pasaportë) ose certifikatë lindje të personit, që ka prokurën e përfaqësimit si dhe mandatpagesën.

Harta e tokës për komunat e Tiranës
(vlerat min. dhe mak. në lekë)

Komuna Trualli Toka bujqësore Livadhe
Zall-Herr 1641 382 185
1147 202 98

Prezë 2065 575 249
1463 311 151

Petrelë 2246 317 132
980 155 92

Farkë 2547 676 293
2216 344 152

Dajt 1887 428 216
1047 96 96

Zall-Bastar 1248 251 137
1114 88 53

Bërzhitë 2306 343 204
812 123 80

Kërrabë 1764 445 216
963 203 121

Baldushk 1574 542 267
980 199 101

Shëngjergj 1122 319 422
477 115 106

Vaqar 2367 608 263
1708 281 122

Kashar 2578 483 210
1231 285 129

Bërxullë 2462 401 223
1753 381 184

Pezë 2397 676 293
980 198 111

Ndroq 1914 528 256
980 206 37

Paskuqan 1798 838 363
1775 454 250

Kamzë 2834 717 272
1322 282 122

Vorë 3773 663 288
1111 420 163

Harta e vlerës së tokës e miratuar deri tani

Qeveria ka miratuar harta vlerash për tokat në katër qarqe të vendit. Bëhet fjalë për hartën e çmimeve të qarkut të Korçës, Lezhës, Kukësit dhe qarkut të Dibrës. Po ashtu, bashkë me këto harta janë miratuar dhe harta e qytetit të Laçit, Mamurrasit, Rrëshenit, Rubikut, si dhe të zonës turistike në Lezhë. Ndër të tjera është vendosur edhe për hartën e Maliqit, Pogradecit, Ersekës, Bilishtit dhe Leskovikut. Ndërsa në muajin gusht njohën miratimin hartat e qarkut të Gjirokastrës, Vlorës dhe Beratit, si dhe qytetit të Bulqizës, Burrelit e Klosit, kësaj here u miratuan me vendim qeverie edhe pjesa tjetër e hartave që ishte përcaktuar me detaje nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave.
Lezha

Sipas hartës së çmimeve për këtë qark vihet re se çmimet më të larta janë për ato toka në qendër të qytetit, pra lagjet brenda Lezhës, ku vlera maksimale arrin në 28 740 l/m2 dhe çmimi minimal në 24 249 l/m2. Po ashtu, për qarkun e Lezhës janë fiksuar edhe çmimet e tokave në Laç, ku çmimi i përcaktuar për zonat urbane arrin në vlerën 21 44 l/m2 dhe çmimi për zonat industriale arrin në vlerën 347 l/m2. Po ashtu, për këtë qark, Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ka përcaktuar edhe çmimin e tokës për zonat turistike, çmim i cili llogaritet në 208 euro/m2.

Korça

Për këtë qark, spikatin çmimet më të larta për ato zona brenda qytetit, të përqendruara në qendër të tij. Në bazë të hartës së këtij qarku, çmimi më i lartë i tokës rezulton të jetë 27 353 l/m2 dhe ai minimal 18 737 l/m2. Po ashtu, për qarkun e Korçës janë përcaktuar edhe çmimet respektive për tokat bujqësore, si dhe për trojet në zonat rurale. Përkatësisht, çmimi minimal për tokat bujqësore në këtë qark arrin në 80 l/m2 dhe çmimi maksimal 11 40 l/m2. Ndërsa çmimi minimal i trojeve rurale arrin në 600 l/m2 dhe çmimi maksimal 30 60 l/m2. Ndërkaq, qeveria shqyrtoi në mbledhjen e saj dy ditë më parë procedurat e përzgjedhjes së subjekteve, të cilat ishin pothuajse të njëjta më ato të një viti më parë.

Kukësi

Për qarkun e Kukësit janë miratuar hartat dhe për qytetin e Bajram Currit dhe atë të Hasit. Në këtë qark, vlera sipas çmimeve të përcaktuara nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, vlera minimale e tokës bujqësore llogaritet në 100 l/m2 dhe vlera maksimale në 300 l/m2. Kurse për trojet bujqësore vlera minimale për qarkun e Kukësit llogaritet në 240 l/m2 dhe ajo maksimale 2200 l/m2.

Dibra

Në mbledhjen e qeverisë janë miratuar edhe hartat e vlerës për pjesën tjetër të qyteteve dhe vetë qarkut të Dibrës. Kështu, dje u mor vendimi për qytetin e Peshkopisë, ndërsa është miratuar harta e vlerës për Klosin, Burrelin dhe Bulqizën. Çmimi minimal tokë bujqësore në qarkun Dibër arrin në 70 l/m2, ndërsa çmimi maksimal tokë-bujqësore në 350 l/m2. Kurse, çmimi minimal troje-rurale është 600 l/m2 dhe çmimi maksimal 12 60 l/m2.

Qarku Dibër

Çmimi minimal tokë-bujqësore në qarkun Dibër arrin në 70 l/m2, ndërsa çmimi maksimal tokë-bujqësore në 350 l/m2. Kurse çmimi minimal troje-rurale është 600 l/m2 dhe çmimi maksimal 12 60 l/m2.

Qarku Lezhë

Çmimi minimal i tokës bujqësore në qarkun Lezhë është100 l/m2 dhe çmimi maksimal tokë-bujqësore është 470 l/m2. Kurse për troje rurale çmimi minimal është 600 l/m2 dhe çmimi maksimal 13 60 l/m2.

Qarku Korçë

Çmimi minimal tokë-bujqësore për qarkun e Korçës është 80 l/m2 dhe çmimi maksimal tokë-bujqësore është 11 40 l/m2. Ndërsa çmimi minimal troje-rurale llogaritet në 600 l/m2 dhe çmimi maksimal 30 60 l/m2.

Qarku Kukës

Për qarkun e Kukësit, vlera minimale e tokës bujqësore llogaritet në 100 l/m2 dhe vlera maksimale në 300 l/m2. Kurse për trojet bujqësore vlera minimale llogaritet në 240 l/m2 dhe ajo maksimale 2200 l/m2.

5 Prill 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›