Përfundon mandati i konsullit grek Ikonomus, ikën nga Korca
TIRANE-Mandati i konsullit grek në Korcë, Theodhoro Ikonomus ka përfunduar zyrtarisht.
Burime zyrtare nga konsullata bëjnë të ditur se diplomati grek nuk është paraqitur sot në punë, ndërsa mësohet se ai po përgatitet për t’u larguar edhe nga shtëpia ku banonte në qyteti juglindor.
Konsulli Ikonomus u bë i njohur për opinion publik pas deklaratave të tij nacionaliste, pas të cilave, Athina zyrtare e tërhoqi nga detyra për 2 javë dhe e riktheu sërish në postin e konsullit.
Largimi i tij vjen në të njëjtën ditë kur mbyllet dhe procesi i regjistrimit të popullsisë.
Deri tani nuk dihet se kush do të zëvendësojë Ikonomusin, por sipas burimeve nga Konsullata greke janë dy emra që po lakohen për postin e Konsullit.
Vendimi pritet të bëhet i ditur në ditët në vijim.
(d.b/News24/BalkanWeb) Lidhje te tjera Idrizi: Ikonomus, përfaqësuesi i një shteti pa letër