Topalli: Gratë mund të transformojnë vendin
TIRANË- Kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli e pranishime në Konferencën për Progresi i Grave në Botë: Në kërkim të drejtësisë", bëri thirrje për një pëfshirje më të gjërë të grave në të gjitha fushat si politik, drejtësi, ekonomi etj.
Gjatë fjalës së mbajtur në paraqitjen e raportit "Progresi i Grave në Botë: Në kërkim të drejtësisë", Topalli tha se është përpjekur të bëjë një lloj ndërgjegjësimi për fuqizimin e grave dhe përfshirjen e tyre në jetën politike.
"Unë kam qenë ndër ata persona që jam përpjekur të bëj një lloj ndërgjegjësimi për fuqizimin e grave dhe përfshirjen e tyre në jetën politike. Besoj se ne duhet të jemi të sinqertë dhe të themi të vërtetën. Unë jam në politikë prej shumë vitesh. Nuk besoj se përtej ekraneve ju mund të ndjeni atë që në fakt ndodh brenda politikës, brenda seancës plenare. Si grua, unë jam e vetëdijshme që jeta është shumë e vështirë për t'u përballur me të",-tha kryetarja e Kuvendit.
Topalli, shprehu bindjen se nëse gratë janë të fuqishme ekonomikisht dhe ndihen të pavaruara ato mund të transformojnë më shumë vendin.
“Kjo është një arsye që ne të jemi më shumë bashkë në jetën politike, më shumë në drejtim të bizneseve, të kompanive të ndryshme, kjo është një arsye për të qënë më shumë në krye të medias, në kërkim të së drejtës. Ne fund të fundit , ne që mbajmë familje, ne që jemi shtylla e shtëpisë ne mund ta bëjmë shumë mirë. Ne jemi shtylla kryesore e shoqërisë, e shtetit”,- theksoi Topalli.
Në raportin e bërë publik gjatë konferencës nga përfaqësues të United Nations Ëomen, vihet re se shumë shpesh gratë, në gjithë botën, vazhdojnë të përjetojnë padrejtësi, dhunë dhe pabarazi në shoqëri. Kështu sipas raportit, 51% e grave punojnë në mjedise të paqëndrueshme dhe diferenca e pagave midis burrave dhe grave është 10%-30%.
(e.m/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Topalli: Gratë mund të transformojnë vendin