E Shtunë, 31 Tetor 2026

Avni Koldashi akuzon Sefgjinin për zhdukjen e Remzi Hoxhës

Autori i Lajmit: Ornela MANJANI
Të dyshuarit për zhdukjen e biznesmenit Remzi Hoxha “pasojnë përgjegjësitë te njëri-tjetëri. Ish-shefi i bazës vëzhguese të SHIK-ut të Tiranës, Avni Koldashi sqaron pozicionin e tij në çështjen e Remzi Hoxhës dhe Ziso Kristopullit si dhe presionin nën të cilin ai gjendet që prej shërbimit në të cilin u përfshi në vitin 1995. Koldashi ka akuzuar Arben Sefgjinin se ka urdhëruar për shoqërimin e Remzi Hoxhës dhe më pas ai është zhdukur. "Unë e përsëris se Arben Sefgjini është personi. Unë kam patur respekt për të si drejtues dhe si njeri dhe kam respekt ende se nuk e di nëse ai ka kryer krim apo jo, por e di që është personi që ka urdheruar për shoqërimin e tyre dhe këtë nuk kam pse e mohoj kur kjo është bërë në mënyre zyrtare", është shprehur Koldashi në një interviztë për Top Channal.
Akuzat
Duke e cilësuar si tendencioz hapjen e procesit ndaj tij, në një kohë kur hetimet ndaj tij përgjatë 2003-shit janë ndarë nga të pandehurit e tjere, Koldashi akuzon drejperdrejt Arben Sefgjinin si njerin nga eproret që e urdhëroi atë dhe dy inspektoret e tij të shoqëronin Hoxhen. Në arrest shtepiak, ai pohon se gjatë takimit me shefin e tij, Sefgjinin, mëson se Remziu kishte qenë edhe më parë nën vezhgim. "Une vajta në bazë mora dokumentacionin, gjeta me çfarë pseudonomi është marrë. Gjeta edhe personat që e kanë vëzhguar", pohoi Kolgjini. Me një vendim ku Avni Koldashi konsiderohet si personi që vetëm sa ka shoqëruar Remzi Hoxhën dhe Ziso Kristopullin, ai i bën apel drejtesisë të hetojë dhe të gjejë njerëzit që janë përgjegjes. "Problemi është se une nuk jam fajtor dhe po penalizohem padrejtesisht jashtë cdo norme dhe ligji" ka pohuar Kolgjini, njëri prej të akuzuarve nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për rrëmbimin dhe më pas zdukjen e biznesmenit.
Procesi
Seanca e parë gjyqësore ku pritej që prokuroria të lexonte kërkesën për gjykim ka dështuar për shkak të mungesës së dy prej të dyshuarve. Në këtë proces janë të pandehur Arben Sefgjini, Avni Koldashi, Budjon Meçe dhe Ilir Kumbaro. Sipas të njëjtave burim mësohet se Budjon Meçe ndodhet në spital, për shkak të një sëmundjeje ndërsa Ilir Kumbaro është në kërkim ndërkombëtar.
Akuzat
Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi në 4 maj në mungesë masën e sigurisë “arrest shtëpie” për të pandehurit Arben Sefgjini, Budjon Meçe dhe Avni Koldashi, të cilët dyshohet se janë implikuar në zhdukjen e biznesmenit Remzi Hoxha. Kështu katër ditë pas kësaj Gjykata e Krimeve të Rënda i komunikoi Arben Sefgjinit dhe Avni Koldashit këtë masë sigurie, ndërsa mungonte sërish Budjon Meçe. Burime nga organi i akuzës pohojnë se Arben Sefgjini, aktualisht drejtor i tatimeve, e cilësoi të padrejtë vendimin e prokurorit, pasi, sipas tij, pretendimet prokurorit janë të pavërteta. Të padrejtë masën ndaj Sefgjinit e cilësoi dhe avokati i tij Zef Nika, i cili në fjalën e tij nënvizoi se ka pasur shkelje proceduriale. Ndërsa i pandehuri Avni Koldashi, tha se gjithçka që kam ditur lidhur me zhdukjen e Remzi Hoxhës në 21 tetor të vitit 1995, e kam thënë edhe më parë në organet e drejtësisë.
Ky lajm është publikuar: 19/05/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›