8 dhjetor, festë e madhërishme në sheshin Skëndërbej.
Sheshi Skëndërbej u tejmbush si asnjëherë më parë për të festuar 8 dhjetorin, ditën e rinisë, 19 vjetorin e pluralizmit, ditën e pikënisjes së triumfit të lirisë, rrëzimit të diktaturës komuniste.
Qindra
mijra vetë mbushën sheshin për të përkujtuar lëvizjen studentore të dhjetorit të vitit 1990, lëvizje që u shndërrua në ortekun e fitores mbi diktaturën, ku të rinjtë e të rejat, burrat dhe gratë ngritën peshë Shqipërinë për ta ndarë atë një herë e përgjithmonë nga regjimi totalitar komunist.
Të mbledhur në një festë të madhërishme, qytetarët të ardhur nga mbarë vendi u përshëndetën nga Kryeministri Sali Berisha, i cili e shpalli 8 dhjetorin festë kombëtare.
Në këtë takim madhështor për nga entuziazmi e pjesëmarrja, morën
pjesë edhe Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, drejtues të Partisë Demokratike e anëtarë të kabinetit qeveritar.
Shqipëria feston sot 8 dhjetorin, në kohëra historike për vendin. Shqipëria është në perëndim, është anëtare NATO-s, e së shpejti do ti bashkohet familjes së cilës i përket, Bashkimit Europian.