E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përfundon rivotiminë Mitrovicëpjesëmarrja 26.76%

PRISHTINË- Procesi i rivotimit për zgjedhjet Parlamenare të Kosovës, të zhvilluara sot në Mitrovicë, ku votuan 86 mijë votues, përfundoi rreth orës 19.00 me një pjesëmarrje 26.76 për qind.

"Krahasuar me pjesmarrjen në votimin e 12 dhjetorit të vitit të kaluar, pjesëmarrja e votuesve në rivotimin e sotëm, është 11 për qind më e vogël, u shpreh gjatë një konference për shtyp, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ndërsa bëri të ditur se rezultati paraprak për rivotimin e sotëm në Mitrovicë, do të shpallet paraditen e së Hënës".

Daka e vlerësoi të mirë dhe pa incidente procesin zgjedhor dhe sipas saj, ka pasur një numër votuesish edhe në veriun e Mitrovicës, të dominuar nga serbët, ku krahas qendrave fikse, ishin të hapura edhe dy qendra votimi me ekipe të lëvizshme.

Rivotimi i sotëm në Mitrovicë u zhvillua me vendimin e Gjykatës Supreme të Kosovës, pas konstatimit të parregullsive në procesin e votimit.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›