E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet ne Mitrovicepjesëmarrje eulët në rivotim

MITROVICE- Në Mitrovicë po votohet sërish të dielën për zgjedhjet parlamentare. Njoftohet se deri në mesditë kanë votuar më pak se dhjetë përqind e votuesve.

Rivotimet atje shënojnë përfundimin e ciklit të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, të cilat kanë filluar në dhjetor të vitit të shkuar.

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve dhe vëzhguesve kanë raportuar, se pjesëmarrja në votim ka qenë shumë e ulët.

Me gjasë në një pjesëmarje kaq të ulët në votime, ka ndikuar edhe moti i keq.

Votimet janë organizuar në gjithë qytetin e Mitrovicës, megjithëse elektorati serb i ka bojkotuar ato edhe këtë herë.

Përgjegjësit për sigurinë e zgjedhjeve thonë se ato po kalojnë në një atmosferë të qetë.

Zgjedhjet në Mitrovicë janë të fundit në serinë e votimeve që janë mbajtur që nga 12 dhjetori.

Votimet në këtë komunë janë përsëritur pas një vendimi të Gjykatës Supreme të Kosovës, e cila kishte konstatuar shkelje në votimet e mëhershme.
(BBC/balkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›