E Diel, 1 Nëntor 2026

Përfundon takimi Buhler-Stefanoviq

Nga Express më 02 gusht 2011 në ora 20:31

(E plotësuar) Para pak minutash ka përfunduar në kampin e KFOR-it në afërsi të Leposaviqit, takimi ndërmjet kreut të KFOR-it, gjeneralit Erhard Buhler, shefit të ekipit negociator serb Borko Stefanoviq dhe ministrit serb për Kosovën Goran Bogdanoviq, por ata pas takimit nuk kanë dhënë deklarata për media.

Automjetet në të cilat ndodheshin Stefanoviq dhe Bogdanoviq janë larguar pas orës 20.00 nga kampi i KFOR-it në Leposaviq.

Takimi është zhvilluar me dyer të mbyllura.

Buhler takohet me Stefanoviq

Komandanti i KFOR-it, gjenerali Erhard Buhler, ka nisur një takim me shefin e ekipit negociator serb Borko Stefanoviq dhe ministrin për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Goran Bodganoviq.

Takimi ka nisur në orët e mbrëmjes dhe ai po mbahet në bazën e forcave ndërkombëtare në Soçanicë te Leposaviqi.

Temë e bisedimeve është gjendja aktuale në veri të Kosovës. KFOR-i javën e kaluar ka vendosur kontrollin në pikat kufitare 1 dhe 31, pas aksionit të policisë së Kosovës për marrjen nën kontroll të këtyre dy pikave, të cilat për një kohë të gjatë kanë qenë jashtë kontrollit të Prishtinës zyrtare.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›