E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mancini mirëpret Tevezin

Nga Express më 02 gusht 2011 në ora 19:01

Roberto Mancini e mirëpret duarhapur Carlos Tevezin, edhe pse ky i fundit e ka shprehur dëshirën të largohet nga Manchester City.

“Ai do t’i bashkohet ekipit të enjten. Nga ai moment do t’i kemi në dispozicion katër sulmues. Është një kënaqësi të kesh në ekip një lojtar të kalibrit të Carlitos. Kur luan në katër kompeticione të nivelit të lartë, duhet të kesh zgjedhje të shumta. Ky është një avantazh i madh”, tha menaxheri i Cityt.

Trajneri italian ia ka hapur dyert Emmanuel Adebayorit për largim, pasi nuk llogarit në të për sezonin e ardhshëm.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›