E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përfundon takimi Topi-Rama, Ruçi: Takim informues

Pas takimit, Ruçi u shpreh për mediat, se në takimin e sotëm, presidenti kishte dëgjuar opsionet e opozitës dhe se nuk ishte marrë ndonjë vendim.

"Në këtë takim zoti Rama i paraqiti dhe një herë presidentit se PS-ja është e vendosur për të zbatuar rezolutën e KE, veçanërisht pikën shtatë, e cila kërkon tre gjera, komisioni hetimor në përputhje me Kushtetutën dhe e dyta kthimin e PS-së në Kuvend” , theksoi Ruçi pas një takimi afër 90’ minuta, duke shtuar se është diskutuar konkretisht për nenin 7 të Rezolutës së Këshillit të Evropës mbi ngritjen e një komisioni hetimor për hetimin e zgjedhjeve të qershorit.

“Një komision hetimor ka modalitetet e paraqitura nga ligji, ashtu sikurse komisionet hetimore janë të saktësuara në Kushtetutë. Problemi këtu është objekti i hetimit”, sqaroi më tej Ruçi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›