“Meta të mos harrojë piskamën e famshme ndaj Berishës”
16/02/2010 Reagimi i Shalsit
Partia Socialiste hedh hije dyshimi mbi legjitimitetin e mandatit të kreut të LSI-së, Ilir Meta. Kështu, deputeti i PS-së, Eduart Shalsi iu kundërvu zëvendëskryeministrit, njëkohësisht ministër i Jashtëm, Ilir Meta, lidhur me deklaratën e këtij të fundit mbi mandatet e ligjvënësve socialistë. “Ilir Meta ka të drejtë të dridhet nga frika e kutive, ku fshihet edhe e vërteta e mandatit që nuk i takon në Tiranë, por ne nuk kemi të drejtë ta falim korrupsionin e djeshëm elektoral, sepse nuk mund të lejojmë që nesër korrupsioni të gllabërojë përsëri votat e popullit. E me këtë rast i kujtojmë Ilirit piskamën e tij të famshme pas zgjedhjeve, kur tha: “Sali Berisha të mos masturbohet me një fitore që nuk ekziston. Hapja e kutive është vullnet kushtetues, që populli do ta imponojë, nëse pushteti do ta mohojë”, vuri në dukje Shalsi, gjatë fjalës së tij, lidhur me një moment të tillë. Një qëndrim i tillë erdhi dje menjëherë pas deklaratës së bërë nga zëvendëskryeministri Meta, i cili u shpreh se nëse tryeza Rama-Berisha në Presidencë dështon dhe PS-ja nuk kthehet në Kuvend brenda 6 marsit, atëherë do të respektohet Kushtetuta për zëvendësimin e mandateve të deputetëve.