Tahiri: Komisioni hetimor të mos jetë i kufizuar
Kështu deklaroi sot deputeti i Partisë Socialiste, Saimir Tahiri, i cili theksoi se maxhoranca duhet të respektojë të drejtën e PS-së si dhe Kushtetutën për hetimin e zgjedhjeve.
Tahiri parashtroi se Parlamenti është institucioni i vetëm me atributin kushtetues për të shqyrtuar zbatimin korrekt të legjislacionit.“Komisioni hetimor që kërkojmë, nuk ka për qëllim e objekt, të rishqyrtojë vendimin e Kolegjit Zgjedhor dhe as të hetojë, vlerësojë apo komentojë mënyrën se si gjykata ka arritur në atë përfundim”, theksoi deputeti opozitar.
Ai shtoi se kufizimi i objektit të hetimit deri në atë masë sa të bëjë të pamundur kryerjen e veprimtarisë hetimore të komisionit, është ndaluar në mënyrë absolute nga Kushtetuta dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese.
Sali Berishës nuk i kërkojmë atë që ai nuk e ka në dorë, por i kërkojmë të zbatojë Kushtetutën e ligjin, duke na lejuar të hetojmë e ti zbardhim shqiptarëve atë që ai me dorën e tij e manipuloi në zgjedhjet e 28 qershorit, e për të mos e lejuar që të vërë përsëri dorë në zgjedhjet e ardhshme”, tha më tej Tahiri.