E Shtunë, 31 Tetor 2026

Letonia zhvillon zgjedhjet e parakohshme

Në Letoni po zhvillohen zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Sondazhet parashikojnë më shumë vota për partinë e qendrës së djathtë, të mbështetur nga pakica ruse, e cila përbën një të tretën e popullsisë. Favorit i dytë thuhet të jetë partia e sapoformuar e ish-presidentit Valdis Zatlers.
Zgjedhjet u imponuan nga referendumi i korrikut, ku mbi 90 për qind e votuesve kanë mbështetur shpërndarjen e legjislaturës, për shkak të korrupsionit. Letonia është goditur më shumë se çdo vend tjetër i Bashkimit Evropian nga kriza ekonomike dhe financiare dhe ka normat më të larta të papunësisë në bllok.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›