E Diel, 1 Nëntor 2026

Përfundon verifikimi i koncesioneve

Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës bën të ditur se ka përfunduar mbledhja e materialeve për verifikimin e koncesioneve në energjetikë dhe miniera. Aktualisht janë grumbulluar të dhënat e nevojshme dhe brenda muajit dhjetor do të përgatitet një raport i detajuar mbi situatën e projekteve. Nisma u mor nga ministri Prifti, i cili sapo u emërua deklaroi rishikimin e kontratave të dhëna gjatë viteve të fundit. Ministria nuk jep detaje rreth shkeljeve të konstatuara por garanton ndjekjen e linjës pro biznes. Pjesa më e madhe e koncesioneve të dhëna janë me ortakëri private të huaj dhe kryesisht në fushën energjetike. Në tre vitet e fundit ka patur probleme kryesisht në fushën e minierave, sidomos për kushtet e sigurisë, kurse në energjetike, disa kompani të huaja nuk i janë përmbushur detyrimit për investime.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›