Bode përgënjeshtron Bankën Botërore: Borxhi publik 58.9%, kemi prirje për ta ulur
Ridvan Bode, ministër i Financave një ditë pasi Banka Botërore dha alarmin për nivelin e lartë të borxhit publik doli nën jë konferencë për analizën buxhetore të vitit 2011-të.
Bode theksoi se për vitin që lamë pas nivelin e borxhi ishte 58.9%. Borxhi publik nuk është rritur. 58.9% është niveli për vitin 2011, kemi trend për ta ulur më tej. Borxhi publik në vitin 2013 do të shkojë në nivelin e 2007-2008, tha ministri i Financave
Pjesa më e madhe e investime për vitin 2011 sipas Bodes janë realizuar me anë të borxhit pasi nuk pati privatizime të aseteve shtetërore. Huamarrja ka qenë vëllimi kryesore i investimeve të deficitet. Të ardhurat nga privatizimet kanë qenë në ndie simbolike. Huamarrja është përdorur edhe për pagat dhe shpenzimet e qeverisë, u shpreh Bode gjatë konferencës për shtyp.
Për buxhetin e vitit 2011, ai tha se u zbatuan objektivat pasi në fund nuk pati rritje të borxhit publik dhe deficiti buxhetor.
96% është realizuar programi i vitit duke patur një rezultat më pozitiv sa u takon të ardhurave. Administrata tatimore ka mos realizim të objektivit. Të ardhurat e pushtetit vendor kanë performancë negative dhe është i dihati vit pasi pjesa kryesore e aktivitetit lokal përballohet nga buxheti qendror, vijoi Bode.
Duke krahasuar 2011 me 2010, ministri tha se investimet publike janë rritur me 4.1%.