E Diel, 1 Nëntor 2026

Pergjigje dashurise Berisha Dritan ela fitoi perjetesine

Promovohet libri Pergjigje dashurise ne kujtim te perkthyesit Dritan ela

Dritani meritonte te jetonte shume me gjate meritonte te krijonte me shume por aq sa la fitoi perjetesine... Nje ndjesi qe Kryeministri Sali Berisha e ktheu ne nje vleresim per talentin Dritan Cela qe iku ne moshen me te re por la pas trashegimine e madhe te qindra perkthimeve ne duart e shqiptareve. Kryeministri Sali Berisha ishte dje i pranishem ne ceremonine e promovimit te librit Pergjigje dashurise ne kujtim te perkthyesit Dritan Cela i cili u nda jeta 5 vjet me pare. Promovimi i librit u be ne mjediset e Ministrise se Kultures Rinise dhe Sporteve e cila mbeshteti edhe botimin e ketij libri qe vjen si nje antologji kujtimesh. Z. Berisha vleresoi talentin e shkelqyer te Dritan Celes ne fushen e perkthimit i perjetesuar ne gjuhen shqipe permes disa kryeveprave te letersise evropiane. Ne nderojme nje talent te shkelqyer te letrave shqipe i cili u nda nga jeta ne kohen me te pamerituar por qe me muzen e tij u dha letrave shqipe perlat e letersise evropiane dhe boterore qe i mungonin. Dritani jetoi disa vite si punetor i thjeshte ne Itali per te ndertuar jeten e tij te perditshme por ne te vertete me shpirt e me zemer jetoi ne Shqiperi ne qiejt e ketij vendi cdo minute cdo ore e cdo dite. Ai vdiq shume i ri - theksoi z. Berisha. Per Kryeministrin e vendit vdekja e tij te kujton nje poet te madh anglez qe thote se jeta e njeriut eshte si bryme qe e shkrin rrezja e pare e diellit tek zbret nga gjethi ne toke keputet shume lehte. Por sipas Berishes ajo qe mbeti mbeti krijimi i tij i fuqishem. Dhe me pas vjen rrefimi i Kryeministrit Une jam dashnor i letrave adhurues juaji. Shume here une lexoj ne origjinal perkthimet tuaja dhe me rastis jo rralle te gjej Nolin me te madh se Shekspirin te gjej Nolin tek Shekspiri me te madh se tek Albumi dhe kjo me ndodh shpesh. Pra i tille eshte frymezimi e fuqishme eshte muza e perkthyesit.

Disa fjale edhe per te atin....

Veshtire te ndash Dritanin nga Zijai sepse i ati shkrimtar e mekoi ate me dashurine per letrat me dashurine per krijimin me dashurine ne teresi dhe ai kete e misheroi ne menyren me te shkelqyer ne krijimet e tij. Duke folur per talentin e Dritan Celes Kryeministri Sali Berisha percolli edhe disa kujtime per shkrimtarin e njohur Zija Cela. Ne fjalen e tij Kryeministri Berisha u shpreh Une nuk e kam njohur Dritanin e kam njohur nepermjet trashegimise. I dashur Zija jam i bindur se qe nga ato dite e net perkushtimi total kur Dritani luftonte me vdekjen e gjer me sot do te doje qe ai te te trashegonte ty e kjo eshte normale por e vertete eshte se serish duhet te jesh i lumtur sepse ai la nje trashegimi te shkelqyer jo vetem per ty por per te gjithe miqte e tu per te gjithe shqiptaret. Natyrisht meritonte te jetonte shume me gjate meritonte te krijonte me shume por aq sa la fitoi perjetesine. Me tej Berisha foli per miqesine e vjeter me shkrimtarin Zija Cela dhe tiparet me mbreselenese...

Dua te them dy fjale per Zija Celen te cilin kam pasur fatin ta njoh shume vite me pare. Dy kane qene tiparet e tij me te spikatura e mbreselenese per mua tani jemi miq te vjeter fryma njerezore por edhe guximi e kuraja e tij. Dritani do te diskutonte me moshataret e tij se si te kapercenin pasojat e izolimit Zijai ne nje moment te caktuar do te vinte me kuraje te madhe te gjithe cka kishte ne dore per te luftuar ate izolim - u shpreh z. Berisha. Kryeministri perfundoi duke thene Nderimin me te madh ti shprehim te gjithe se bashku mikut tone Zija Cela nderimin tone per perkujdesjen prinderore me te cilen ai perjeteson gjenine krijuese te Dritanit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›