Përgjigjet Ministri. Imami përzë deputetët, Rama: Ushtria na përgjon

Deputetet e PS para Ministrise se Mbrojtjes per te realizuar kontrollin parlamentar
Deputetët slejohen në Ministri. Kreu i PS: Kemi informacione nga brenda. Ministri: Sulmi, për interesa biznesi serbe.
Debat mes deputetëve të PS e PD në Komisionin e Sigurisë për ministrin e Mbrojtjes.
PS kërkon kontroll në Ministri, PD e thërret në Kuvend.
Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, do të raportojë në Kuvend më datë 16 korrik për akuzat e opozitës për tregti armësh dhe abuzime me strukturat e Shërbimit Informativ të Ushtrisë.
Komisioni Parlamentar i Sigurisë Kombëtare u përfshi dje në debate të ashpra midis deputetëve të maxhorancës dhe opozitës për mbikëqyrjen që është kërkuar të realizohet në Ministrinë e Mbrojtjes. Nënkryetari i Komisionit të Sigurisë, Ilir Gjoni, akuzoi dje ministrin e Mbrojtjes Arben Imami se po shkel Kushtetutën dhe po krijon një përplasje institucionale, duke mos lejuar për të dytën herë deputetët e opozitës që të ushtrojnë kontroll në këtë dikaster. Deputeti i PS-së, Gjoni, theksoi se opozita do ti drejtohet me një ankesë kryetares së Kuvendit, që të marrë masa dhe për të vendosur në vend autoritetin e Komisionit të Sigurisë. Gjoni theksoi ndërkaq se i është mohuar deputetëve të PS-së e drejta e kontrollit të Ministrisë së Mbrojtjes, edhe pse kjo kërkesë është miratuar me unanimitet në Komisionin e Sigurisë. Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes na ka thënë që nuk e njeh autoritetin e Komisionit të Sigurisë dhe që nuk e pranon këtë formë kontrolli të Legjislativit mbi Ekzekutivin, kësaj duhet ti japim përgjigje sot. Ne, në radhë të parë duhet të mbrojmë dinjitetin e këtij komisioni, të parlamentarizmit dhe duhet ti drejtohemi edhe kryetares së Kuvendit që na përfaqëson në marrëdhëniet institucionale. Sepse këtu kemi të bëjmë më një ngërç institucional, deklaroi deputeti Ilir Gjoni. Por, për kryetarin e Komisionit të Sigurisë nuk ekziston asnjë shkelje ligjore dhe asnjë tentativë për grusht institucional. Demi theksoi se do të zhvillojë kontakte me Ministrinë e Mbrojtjes për këtë çështje. Nuk ka asnjë puç institucional, nuk ka asnjë pengesë, por ka një bashkëpunim të ngushtë sipas Rregullores së Parlamentit, të cilën e kemi këtu, theksoi Demi.
Propozimi
Deputeti i PD-së, Luan Skuqi, propozoi dje që Komisioni i Sigurisë për të gjitha pikat e kërkesës hetimore ti kërkojë Ministrisë së Mbrojtjes që të sjellë dokumentacionin zyrtar dhe më pas të dëgjojë raportimin e Arben Imamit. Por, kjo kërkesë për të hequr dorë nga mbikëqyrja në institucion dhe kalimi i hetimit vetëm në rrugën shkresore në komision është cilësuar nga opozita si tentativë për të shmangur kontrollin e Ministrisë së Mbrojtjes. Deputetët u shprehen dakord që ministri të raportojë në Kuvend, por me kushtin që të mos i hiqet e drejta që të kontrollohet Ministria e Mbrojtjes fizikisht nga deputetët e PS-së. Deputeti i PS-së, Gazmend Bizhga, theksoi se ministri i Mbrojtjes në deklaratat e tij në komision ka treguar qëndrime të kundërta për tregtimin e armëve me Jemenin, çka sipas tij është faktuar e kundërta nga dokumentet zyrtare. Ne kemi insistuar që në atë kohë Jemeni ka qenë në një luftë të hapur dhe përgjigja e ministrit ka qenë ne nuk tregtojmë armë me vende që kanë probleme të brendshme apo janë në luftë civile, në dokumentin publik që AKSHE i ka dhënë komisionit, thuhet që në datën 31 mars 2011, pra 10 ditë pasi ministri ka raportuar në komision, janë tregtuar drejt Jemenit 20 mijë copë predha-murtaje, 120 milimetra eksploziv thërrmues. Pra, tjetër gjë thotë ministri dhe tjetër gjë thonë dokumentet shtetërore, deklaroi Bizhga.
Rama: Ushtria po përgjon opozitën
Kreu socialist akuzoi Ministrinë e Mbrojtjes se po përdor mjetet e Ushtrisë për të përgjuar opozitën
Kemi informacione nga brenda, Ministria fole punësh të pista

Rama duke hyrë në mbledhjen e Grupit të PD
Kryetari i Partisë Socialiste hodhi dje akuza të forta ndaj Ministrisë së Mbrojtjes se po përgjon deputetët e opozitës. Gjatë fjalës së tij para deputetëve socialistë, Rama tha se përgjuesit do të përgjigjen pas zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Ashtu sikundër kemi informacione të besueshme nga brenda Ministrisë së Mbrojtjes se trafiku i sapozbuluar i armëve është vetëm maja e ajsbergut të një veprimtarie të paligjshme që shtrihet deri në përdorimin e mjeteve të Ushtrisë për përgjime me natyrë politike ndaj opozitës. I siguroj përgjuesit se do të përgjigjen në zgjedhjet e ardhshme, u shpreh Rama para deputetëve socialistë. Akuzat e kryesocialistit erdhën si reagim ndaj ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami, i cili sipas tij po bllokon mbikëqyrjen parlamentare të Ministrisë së Mbrojtjes. Vetëm para një ore, një anëtar i këtij këshilli, ministri për Mbrojtjen Arben Imami, refuzoi kontrollin parlamentar në Ministrinë që është kthyer në fole parash dhe punësh të pista. Çfarë synon të fshehë Arben Imami duke penguar deputetët e opozitës të ushtrojnë detyrën e tyre kushtetuese?! Ne e dimë mirë se çfarë fsheh, sepse i kemi të gjitha informacionet e besueshme se në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë aktualisht sundon një korrupsion që është bërë shqetësues edhe për vetë aleatët e Shqipërisë në NATO, tha Rama. Ministria e Mbrojtjes është vënë në qendër të akuzave politike dhe mediatike kohët e fundit. Vetëm pak ditë më parë, drejtori i Shërbimit Informativ Ushtarak, kolonel Ylli Zyla, i paraqiti dorëheqjen Kryeministrit Berisha dhe ministrit të Mbrojtjes Imami. Në motivacionin që ka shoqëruar këtë dorëheqje, kolonel Ylli Zyla shprehet: Unë i nënshkruari, kolonel Ylli Zyla, me detyrë drejtor i Shërbimit Informativ Ushtarak, nisur nga disa sulme të pamoralshme dhe të pabazuara që më janë bërë mua dhe familjes sime në një të përditshme, për të ruajtur integritetin dhe moralin e familjes sime, integritetin e institucionit të SHIU-t si shërbim inteligjence i një vendi anëtar i NATO-s, marrëdhëniet e shkëlqyera të SHIU-t me shërbimet partnere strategjike të inteligjencës, si dhe për të garantuar vijueshmërinë normale të veprimtarisë dhe operacioneve të SHIU-t, më lejoni tju paraqes: dorëheqjen nga funksioni i drejtorit të Shërbimit Informativ Ushtarak. Kreu i SHIU-t është përfolur për lidhje me tregti armësh, ndërsa sipas informacioneve të publikuara në media, bashkëshortja e tij ishte ortake në një kompani tregtimi armatimesh.
Ilir Gjoni: Për herë të parë e dëgjoj përgjimin
Unë, për herë të parë e dëgjova sot nga kryetari i PS-së faktin që Ministria e Mbrojtjes përgjon deputetët e opozitës. Nuk kam informacion më të detajuar për këtë çështje dhe ajo deklaratë është bërë sot në Grup nga kryetari i PS-së dhe ai ka informatorët dhe burimet e tij të informacionit. Është një çështje që do kërkojmë ta hetojmë në vijim nga Komisioni i Sigurisë.
Pirro Lutaj: Kryetari ka burimet e veta
Nuk kam informacion për deklaratën që beri kryetari në mbledhje, për mua ka rëndësi që ishte një fjalim shumë i saktë për atë hamulli që po ndodh sot në Ministrinë e Mbrojtjes. Unë nuk kam informacion dhe kryetari ka burimet e veta të informacionit për