Përgjimet e kokainës, oficeri i policisë, trafikant droge
TIRANE- Një oficer i Policisë së Shtetit dhe katër persona të tjerë do të përgjigjen para drejtësisë për akuzën e trafikut të narkotikëve. Prokuroria ka përfunduar hetimet dhe ka dorëzuar në Gjykatën e Krimeve të Rënda, dosjen penale në ngarkim të tyre. Ilir Shehaj, Anoril Cani, Gentian Gjoka, Everest Hoxholli, Mandrit Dulo.
Në dosjen e prokurorisë thuhet se punonjësi i policisë, Anoril Cani e merrte drogën nga Ilir Shehaj dhe e shpërndante, por para autoriteteve ka pretenduar se është përdorues dhe jo shpërndarës i kokainës dhe heroinës. Por, Ilir Shehaj, që konsiderohet dhe si "koka" e grupit, u tha hetuesve se, droga ishte e tija dhe ia kishte sjellë nga Turqia një kosovar me emrin Ramë dhe se Anoril Cani duke qenë punonjës policie, nevojitej për shpërndarjen e mallit.
(Lajmi i plote sot ne Gazeta Shqiptare)
(e.m/BalkanWeb)