Aleks Keka, "Qytetar Nderi" i Komunës Kastrat
Më shumë se një muaj pas vdekjes, Këshilli i Komunës Kastrat shpalli dje "Qytetar Nderi", ish-kryetarin e Partisë Demokristiane të Malësisë së Madhe, duke e vlerësuar si një ndër figurat më të spikatura të zonës. Funksionari i lartë i partisë, u vra dy javë përpara zgjedhjeve në një atentat me eksploziv.
Ngjarja me Kekën shënoi edhe incidentin më të rëndë parazgjedhor. Përfaqësues të PDK-së e denoncuan këtë vrasje si politike dhe kërkuan zbardhjen sa më parë të saj nga qeveria.
Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, akuzoi drejtues të PD-së për situatën e krijuar në Shkodër gjatë fushatës, e cila kulmoi me vrasjen e Kekës. Ndërkohë që pak orë pas vrasjes, policia në një komunikatë për shtyp, deklaroi se vdekja e Kekës mund të lidhej me larje hesapesh, pasi kishte precedentë penalë. Kjo deklaratë solli reagimin e ashpër të Partisë Socialiste, e cila kërkoi që Policia e Shtetit të mos bëhej pjesë e strukturave të politikës dhe të mos nxitohej në përfundime. PS hoqi një vijë paralele me vrasjen, ende të pazbardhur të ish-deputetit të saj, Fatmir Xhindi, duke kërkuar më shumë profesionalizëm. Megjithëse vrasja e kreut të PDK acaroi mjaft situatën parazgjedhore, e cila nisi me vrasjen e ish-deputetit Xhindi, për të vijuar me vrasjen e një militanti të Partisë Demokratike në Durrës dhe e fundit, vrasja e Kekës në qytetin e Shkodrës. Përveç rastit të Durrësit, ku policia e ka një të arrestuar, dy rastet e tjera, ajo e Fatmir Xhindit dhe e Aleks Kekës mbeten ende të pazbardhura.