E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përgjimet, si dështoi trafikimi i 1.5 ton kokainë

Ngarkesa gjigante me 1.5 ton kokainë nuk mbërriti ndonjëherë në Itali, për shkak të komplikimit të marrëdhënieve gjatë negociatave mes kolumbianëve dhe italianëve. Megjithatë, shpenzimeve paraprake që u bënë për këtë operacion trafikimi llogariten deri në 2.5 milionë euro të sponsorizuara nga bosët kolumbianë. Kjo shumë, sipas DEA-s amerikane, ishte lëvruar nëpërmjet një instituti financiar krediti me seli në Slloveni. Përgjimet e telefonatave, por edhe përgjimet ambientale dhe regjistrimet video të bëra nga departamentet e antidrogës së katër shteteve kanë zbuluar se të gjithë të arrestuarit kanë pasur nga një rol specifik për operacionin, duke përfshirë çdo detaj që nga zhvendosja prej Ekuadorit e kokainës deri te magazinimi përfundimtar i saj, i cili parashikohej të bëhej në një shtëpi gjysmë të rrënuar në një fshat të Bolonjës. Në çdo hap hetimet janë dirigjuar dhe orientuar nga ekspertët e antidrogës amerikane të DEA-s, të cilët goditën këtë grup falë informacioneve që kanë marrë prej kontakteve të tyre në Kolumbi. E ndërsa shtetasit italianë të arrestuar janë në rangje të larta të organizatës “Ndrageta”, nga pala kolumbiane të arrestuarit duket se janë thjesht “të dërguar” në Europë të bosëve të karteleve kolumbiane, të cilët janë dhe financuesit kryesorë të këtij operacioni, por ende të paprekur nga arrestimet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›